Artan Fuga: Ministri lesheli !

847
Shikoni emërtimet dhe ndarjet dikasteriale mes ministrive tona dhe do të konstatoni një koncept krejt anakronik mbi veprimtarinë e shtetit. Ministria e arsimit, shkencës dhe sporteve. O Perëndi bërë bashkë çerdhet me shkencën albanologjike. Bërë bashkë hedhja e gjyles, me Maturën Shtetërore…Ministria e ekonomisë e ndarë nga ajo e financave. Ministria e jashtme nuk është edhe e emigracionit dhe diasporës shqiptare! Perëndi, po ne jashtë emigrantët kemi. Cilët tjetër? Perëndi më ndihmo, pa ministri tregtie si dikaster më vete kur tregjet dhe hapja e tyre është çështja jonë themelore. Ministria e energjisë më vete asaj të ekonomisë, a thua se energjia dhe ekonomia janë të ndara! O Zot, ministri të bujqësisë pa qenë edhe e ekologjisë. Jo edhe e peshkimit! Administrata publike me inovacionin teknologjik. Perëndi më shpëto, kanë lidhje po aq sa një gomar mashkull më një pulë hermafrodite. Zhytur në dy dhoma e një kuzhinë. Bashkë me rregullimin e territorit të bërë lëmsh. Ministria e urbanizimit e bashkuar fillimisht me turizmin. Si të bashkosh lepurin me qenin. Urbanizimi më vete dhe territori më vete. O Perëndi më shpëto! Ekologjia në një ministri tjetër andej nga Rruga e Durrësit a nga Durrësi. Kultura më vete, teknologjisë dhe informacionit e teknologjisë digjitale, a thua se sot ka mundësi të ketë administrim të proceseve kulturore jashtë kanaleve të telekomunikacionit, mediave dhe Internetit. Ministria e punës me atë të rinisë, o Perëndi, pse jo edhe me ministrinë e grave, burrave, pensionistëve dhe veteranëve.
Sigal