Analiza/Abas Goxhaj: Politikat e qeverisë i kanë varfëruar qytetarët në të 365 ditët e e vitit, ndryshe nga “sheikët” e pushtetit

 Mbi 40% e popullit dhe mbi 400 mijë pensionionist jetojnë në kufijtë e varfërisë ekstreme.

  • Politikat e qeverisë dhe varfëria i kanë kthyer të 365 ditët e vitit për qytetarët në “ramazan.., ndryshe nga ‘sheikët” e pushtetit
  • – Mbi 40 % e popullit shqiptar , jeton në kufinjtë e varfërisë ekstreme.
  • – Rreth 400 mijë pensionistë marrin më pak se 15- mijë lekë të reja në muaj.
  • – Një numër i madh familjesh marrin 30-50 mijë lek të vjetra në muaj.
  • – Dyqanet e mishit dhe të djathit, janë kthyer në “Bukuri që vret”.
  • – Blegtorët e shesin mishin, peshë e gjallë 5000 lekë të vjetra tek tregëtarët dhe ata e shesin me 12-13 mijë lekë të vjetra në dyqan për qytetarët.

Dëgjuam këto ditë politikanë, që uruanë besimtarët myslimanë: Gëzuar muajin e Ramazanit.

Sigal

Nuk kanë as turp e as ndrojtje, këta politikanë, që bëjnë urime të tilla??!Po pse, do thoni JU ?

Ja pse përse:

Ky popull, jo vetëm myslimanët, por edhe të besimeve të tjera, Ramazan e kanë patur këto 30 vite, por këtë vit, në qoftë se gjatë Ramazanit, do hahej ushqim e pihej ujë një herë në mesnatë, këtë Ramazan, do hahet e pihet në çdo 2-3 ditë.

Mos u lodhni me fjalë të bukura e dashamirëse edhe ju hoxhallarë e dervishë, për udhëzime për agjërimet, se ky popull, pa dallim vajti kohë që agjëron, pasi:

– Mbi 40 % e popullit shqiptar, jeton në kufinjtë e varfërisë ekstreme-simbas Bankës Botërore.

– Rreth 400 mijë pensionistë marrin më pak se 15-mijë lekë të reja në muaj.

– Një numër i madh familjesh marrin 30-50 mijë lekë të vjetra në muaj.

– Kriza energjetike dhe Lufta në Ukrahinë, kanë sjellë varfërimin e mëtejshëm të popullit, sa me zor po marrin bukën e ndonjë kokër domate, pa le mishin, që e shohin në ëndërr, ose futen në dyqan sa për të marrë pak erë mishi, që qëndron i varur në ata çengela hekuri, atje ku është varur edhe jeta e tyre..!

Pra, dyqanet e mishit dhe të djathit, janë kthyer në “Bukuri që vret”, për shumicën e popullsisë, mbasi nuk ka më rregull e shtet, sepse:

Blektorët e shesin mishin, peshë e gjallë 5000 lekë të vjetra tek tregëtarët dhe ata e shesin me 12-13 mijë lekë të vjetra në dyqan për qytetarët.

Blektorët e shesin i litër qumësht 1000 të vjetra tek baxhoxhinjtë, ndërsa në dyqane ju shitet popullit me 12-13 mijë lek të vjetra .

Për dijeni, duhen 3 litra qumësht që të dali 1 kg, djath i bardhë..!

Qeveria, justifikohet se:

Në demokraci, tregëtarët nuk imponohen për çmimet që vendosin-pra ligjin e bëjnë tregëtarët –“ata e kanë fajin”..!

Kjo varfëri e kjo revoltë e brendëshme e qytetarëve, në ekranet televizive, m’u kujtua një ndodhi në fshatin tim-Golëm të Kurveleshit:

Ishte viti 1980, kur, me orientim të Partisë, u bë reforma më antipopullore e kriminale: Tufëzimi i bagëtive. -bile edhe e pulave shqerave- dhe heqja e të gjithë tokës së fshatarëve kooperativistë. Pra: fshatari u “xhvesh lakuriq” nga prona.

Kjo reformë tejet varfëruese, u trumbetua, si inisiativë e vetë kooperativisëtëve, me embrion në Pogon të Gjirokastrës. Pra, si me thënë:

“Populli e do e ne do bëjmë si ka dëshirë populli..”..!

U bënë mbledhjet e popullit, në çdo fshat, që bagëtitë-20 krerë e tokat-3 dynymë familja, t’i dorëzonin me “dëshirë”..!

Në mbledhjen e organizuar në Golëm, në natyrë tek një zallishte në fund të fshatit, i deleguari i Partisë, sqaroi “të mirat” e kësaj iniciative të dalë nga kolegët kooperativistë të tyre anë e kënd Shqipërisë etj!

I deleguari, nuk u ul në karrike, që të kontrollonte sa më mirë çdo lëvizje e fjalë të popullit, mbasi e dinte, që golëmasit nuk turpërohen dhe nuk ju ka munguar kurajua, për t’a thënë troç mendimin e tyre edhe pse mund të ketë qenë disa herë, në kundërshtim të direktivave të Partisë. Për këtë ka shembuj boll.

Gjatë fjalës së tij, dëgjohej shpesh një rënkim i madh “ËH. ËH.”, nga një burrë, trupmadh, i ulur aty afër.

-Ëh…me lejeee…- u dëgjua zëri i një burri babaxhan, rreth të 60-tave, që kishte zbritur nga mali, me qëllim që të dëgjonte vetë këtë “sihariq”. Zëri i trashë e i fortë, sikur delte nga honet e grykat e atij vendi të ashpër, tërhoqi mendimin e të deleguarit.

-Unë nuk ngrihem dot, se jam peshë e rëndë, si më sheh…

-Po, flisni nga vëndi, mos u çoni, si duket jeni i sëmur, pra rënkoni- i tha me dashamirësi i deleguari- po mundësisht na thuaj emrin, se i do Partia.

-ËH, ËH.. mirë, mor mirë, i sëmurë jam, po sot u sëmura më shumë- tha duke qeshur me ironi golëmasi. Emrin ma dinë të gjithë këta, nuk e kam të fshehtë. Më quajnë Dalip Korkuti. Shtëpinë e kam aty afër asaj lerës së vogël në fund të fshatit, jam gjiton me Hamzon, Haxhinë ….

– Mos u zgjat shumë-e ndërpreu i deleguari- po na thuaj mendimin tuaj për problemin.

– Po, po, do t’a them mendimin- vazhdoi xha Dalipi. Ne kemi qenë e jemi dakort me ato që ka thënë e thotë Partia! ËH..ËH… Po kush do më zgjidhë një problem, që do kem me gjitonët..?!

-Ç’punë keni ju me gjitonët, bagëtitë e toka janë tuajat, nuk janë të gjitonëve?- e pyeti i deleguari i habitur, pa menduar se ku ishte e me kë bisedonte.

– ËH..Ë..ËËË ..kemi, more i shkretë kemi problem se, në atë lerën në fund të fshatit, rriten shumë bretkoca, ato që ja bëjnë guku…guku e që na lënë pa gjumë gjithë natën, jeshile me sy të mëdhenj. Deri nashti, i kemi urryer, se na lënë pa gjumë, po këtej e tutje do t’i kemi xhan, se atje do t’i varëm shpresat tona, sidomos kur të na vijnë miq në shtëpi. Që nga nesër, do vrapojmë drejt atij pusi të gjithë ne që jemi aty afër dhe do lëvojë druri e të rrahurit me Hamzon e Haxhinë, hajde, hajde, se kush do zërë sa më shumë btretkosa. Hamzua është më i fituari, se është më i ri e më afër me shtëpi..ËH. ËH….! –përfundoi fjalën xha Dalipi, duke u shtrirë pak dhe duke rënkuar shpesh..ËH..!

Ai e kishte në tipin e tij, atë rënkim, kur shikonte ndonjë padrejtësi, apo që nuk i pëlqente diçka, por atë ditë, ËHJA e tij “dëgjohej” në Çajup..!

– Nuk ju kuptoj se ç’më thoni?- pyeti i deleguari, i cili, me shikimin e çaçëruar, kërkonte të merrte edhe mëshirën e përkrahjen e pjesëmarrësve, që u shkrinë së qeshuri, nga ky humor therës i xha Dalipit, i cili qëndronte shumë serioz.

– Ëhhh, do t’a kuptosh, do t’a marrësh vesh mirë, mor nur – ju përgjegj serioz xha Dalipi, -kur të nisësh ata gunëzestë e Degës së Brendshme lart, e të vijnë të na hedhin byzyliqet në duart me bretkoca të gjalla mua me shokë..! Hajde dru, hajde në Shesh të Pusit, sa do t’a dëgjoni edhe ju në Gjirokastër, mor nur..!—përfundoi fjalën xha Dalipi, duke rënkuar shumë herë ËH..ËH. , si deti në stuhi.!

Interesant, e njëjta shprehje, i njëjti justifikim nga partitë, për shkeljet e padrejtësitë që i bëhen këtij populli.

 

Dje: “Tufëzimi – është iniciativë e juaja, ne do bëjmë ashtu si dëshironi ju popull-popla! Ky është socializmi..”..!

Sot: “ Kapitalizmi ka në themel punën e lirë, Demokracinë, prandaj nuk ushtrojmë diktaturë ndaj tregëtarëve”..!

Ku të qahet ky popull i vuajtur në të gjitha kohët?

Keq në socializëm, keq e më keq në kapitalizëm!

Pse, vetëm për ne, nuk pati një rend shoqëror, që të na i shëronte plagët, si gjithë popujve Europianë, por na i shtuan më shumë dhe na arratisën nga foleja jonë…?! PSE..PSE..??!!

Pse jeta jonë ka qenë dhe është Ramazan? PSE, PSE…??!