Albana Agolli/ Përgjegjshmëria dhe transparenca në institucionet superiore të auditimit

588
Roli i Institucioneve Supreme të Auditimit dhe ecuria e tyre ishte në qendër të punimeve të Simpoziumit të 23të të Kombeve të Bashkuara. Në këtë simpozium, i cili u zhvillua në kryeqytetit austriak Vjenë, u trajtua gjithashtu pritshmëria që kanë parlamentet, qeveritë, Kombet e Bashkuara, organizatat e shoqërisë civile, donatorët, qytetarët etj., për rolin që mund të luajnë Institucionet Supreme të Auditimit (SAI) në zhvillimin e qëndrueshëm. Nga diskutimet dhe shkëmbimi i eksperiencave ndërmjet institucioneve pjesëmarrëse u gjykua si tepër i rëndësishëm forcimi i mekanizmave të mbikqyrjes së rolit të parlamenteve, si dhe rëndësia që ka monitorimi dhe raportimi në arritjen e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm. Parakushtet që duhet të plotësojnë SAI-et, për t’u angazhuar në mënyrë efektive ne agjendën e zhvillimit të pas 2015-ës, janë pavarësia e tyre, kapacitet e nevojshme profesionale të tyre dhe mandati i nevojshëm. “Pritshmëritë e bashkëpunimit të donatorëve nga SAI-t”, prezantuar nga Banka Botërore, janë të atilla që synojnë krijimin e një përqasjeje të përbashkët për mbështetjen e zhvillimit të SAI-ve në gjithë globin. Jo vetëm kaq, por dhe për të përshpejtuar forcimin e kapaciteteve audituese në vendet më pak të zhvilluara dhe për të siguruar përmirësim të qëndrueshëm përgjegjshmërie. Komuniteti i donatorëve inkurajon përdorimin e të gjithë burimeve të SAI-t për zhvillimin dhe implementimin e planeve strategjike dhe atyre të Veprimit dhe njëkohësisht ofron mbështetje në mënyrë të vazhdueshme me parimet e Bashkëpunimit të Donatorëve. Komuniteti i Donatorëve angazhohet të respektojë drejtuesin e SAI-t, si dhe pavarësinë në zhvillimin e implementimin e planeve strategjike dhe plan veprimeve zhvilluese për të përmbushur objektivat strategjike të vendosura në planin e INTOSAI-t. Ndër arritjet kryesore të këtij bashkëpunimi janë rritja e konsiderueshme në mbështetjen e donatorëve për forcimin e kapaciteteve të SAI-ve, atje ku fondi i mirëbesimit, për të siguruar mbështetje në një bazë të qëndrueshme, është i fokusuar në drejtim të zhvillimit të kapaciteteve të bazës së të dhënave. Zhvillimi i kornizës për matjen e paraqitjes së SAI-t dhe trajnimi i shtabit të Agjencisë donatore për të punuar me SAI–et shënon një tjetër arritje, ku pritshmëritë e komitetit të donatorëve nga SAI-t janë të larta. SAI-t duhet të kryejnë detyrat e tyre në mënyrë të pavarur. Disa nga prioritetet janë kryerja e auditimeve gjithëpërfshirëse për fondet publike dhe ofrimin e shërbimit; ofrimi në kohë i raporteve të aksesueshme nga publiku; promovimi i efektivitetit, përgjegjshmërisë dhe transparencës për një zhvillim të qëndrueshëm. Këto prioritete janë përfshirë edhe në strategjinë e zhvillimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit 2013-2017, atje ku në përcaktimin e objektivave strategjike ky institucion është frymëzuar nga katër objektivat themelore të strategjisë së zhvillimit 2011-2017 të EUROSAI. Ato janë: ngritja e kapaciteteve; standardet profesionale; shkëmbimi i njohurive dhe përvojës, menaxhimi në përputhje me parimet e qeverisjes së mirë dhe efektive të komunikimit. Pjesëmarrësit e këtij simpoziumi theksuan rëndësinë e përmbushjes së pritshmërive që kanë partnerët tek SAI-t dhe INTOSAI. Qytetarët i shikojnë Institucionet Supreme të Auditimit (SAI) si institucione të besueshme, të cilat nëpërmjet raporteve dhe gjetjeve të tyre ndihmojnë në përdorimin e fondeve publike me shumë ekonomi, efiçencë dhe efikasitet. Legjislativi pret nga SAI-t informacione të pavarura, objektive dhe në kohë në lidhje me përdorimin e fondeve publike, duke pasur një vëmendje të veçantë në objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm. Kombet e Bashkuara presin nga INTOSAI dhe SAI-t të zhvillojnë standardet dhe kapacitetet e nevojshme për të qenë të aftë të zbatojnë dhe të arrijnë objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm. “SAI-t kanë një kontribut shumë të prekshëm për të realizuar dhe për të ndihmuar në rritjen e qëndrueshme ekonomike të një vendi, si një nga objektivat e zhvillimit të OKB-së”, u theksua në prezantimin e Zyrës Kombëtare të Auditimit në Angli me temë “Si mund të kontribuojë puna e SAI-ve në rritjen ekonomike”. Miratimi në shtator 2015 i agjendës së zhvillimit të pas 2015-ës pritet të sjellë ndryshime transformuese në lidhje me mënyrën se si do të rriten ekonomitë e vendeve tona, se si do të zhvillohen shoqëritë tona, se si do të bashkëpunojnë të gjitha vendet e zhvilluara dhe më pak të zhvilluara për të luftuar ndryshimet klimatike dhe mbrojtjen e planetit tonë. Auditimet e paraqitjes duhet të japin një kontribut më të madh në rritjen ekonomike, e cila duhet të jetë një ndër temat që ndikojnë në strategjinë e auditimit të paraqitjes dhe zgjedhjen e temave të auditimit. Sigurisht, shumë shërbime publike janë stimuluese për rritjen ekonomike, por megjithatë rritja është shpesh një komponent i rëndësishëm. Në përgjithësi, bizneset duan të operojnë në vende ku ka financa të shëndosha publike dhe ku janë bërë përpjekje serioze për të reduktuar mashtrimin dhe korrupsionin. Një SAI i fortë dhe efektiv mund të ofrojë siguri se financat publike janë menaxhuar mirë dhe që lufta kundër mashtrimit dhe korrupsionit është duke u marrë seriozisht. Përveç kësaj, një studim i mirë si p.sh kostot e ngritjes së bizneseve të reja, apo kostot e sigurimit të mallit në portet tranzite dhe aeroportet e shpejta dhe pa humbje, mund të zvogëlojë shpenzimet e panevojshme të biznesit, si dhe të ndihmojë SAI-n që të shihet si partner për rritje dhe jo si një organ tjetër shtesë i burokracisë. Marrëveshjet mbi faktorët kryesorë mund të nxisin një rritje të qëndrueshme ku marrin parasysh, kryesisht, gjendjen e infrastrukturës kombëtare (transportit, të energjisë, të komunikimit), arsimit dhe aftësisë së popullsisë për punë, përmes një mjedisi efektiv rregullator dhe një qasje të mirë të investimeve financiare. Të pasurit të një regjimi rregullator efektiv do të thotë që bizneset shpesh do të përmendin rëndësinë e të pasurit të një regjimi rregullator të parashikueshëm dhe efikas, si pjesë e krijimit të një mjedisi të qëndrueshëm, që ndihmojnë në marrjen e vendimeve për investime. Në anën tjetër, ky rregull është jetik për mbrojtjen e mjedisit, konsumatorit, punonjësit dhe shoqërisë në përgjithësi. Është raportuar në efikasitetin dhe efektivitetin e regjimeve rregulluese individuale; perceptimet e biznesit; cilësinë e vlerësimeve të propozimeve mbështetëse për rregulla e marrëveshje të reja. Kontributi nga ana e auditimit të jashtëm të pasqyrave financiare mund të jetë më i vështirë për të parë një lidhje midis auditimit të jashtëm të pavarur të pasqyrave financiare dhe rritjes ekonomike. Por raportimi financiar i besueshëm luan një rol të rëndësishëm për të hedhur dritë mbi gjendjen e aktiveve dhe detyrimeve publike. Puna e SAI-ve në këtë drejtim ka hedhur gjithnjë e më shumë dritë mbi detyrimet e krijuara dhe që duhet të paguhen në të ardhmen nga fëmijët tanë dhe madje edhe fëmijët e fëmijëve tanë. Interesi ynë është fokusuar në fuqinë e vlerësimit të këtyre detyrimeve. Si auditimet e paraqitjes, ashtu dhe auditimi i jashtëm i pasqyrave financiare mund të rrisin në mënyrë të konsiderueshme një debat më të mirë për të informuar publikun se si duhet t’i realizojmë shërbimet tona publike në mënyrë që ato të kontribuojnë në mirëqenien ekonomike. Kështu roli i SAI-ve është i qartë për të ndihmuar kombet tona për të punuar drejt aspiratave të përcaktuara në post-2015. 
Qëllimet e Zhvillimit të OKB 
Gjatë këtij simpoziumi u theksua rëndësia e pritshmërive të shumta dhe të ndryshme, të partnerëve të zhvillimit në SAI dhe INTOSAI, rëndësia për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që të vazhdojë të nxisë institucionet e Kombeve të Bashkuara, shteteve anëtare dhe INTOSAI-t për të vazhduar dhe intensifikuar bashkëpunimin e tyre për të promovuar qeverisjen e mirë në të gjitha nivelet dhe të mbështesë në veçanti pavarësinë e SAI-ve për të siguruar efektivitetin e tyre. Në këtë simpozium, në drejtim të promovimit të efektivitetit, përgjegjshmërisë dhe transparencës për një zhvillim të qëndrueshëm të SAI-ve, u rekomandua që INTOSAI dhe grupet rajonale të punës të thellojnë mundësitë për shkëmbimin e njohurive mbi metodat e monitorimit dhe vlerësimin e kapaciteteve kryesore të qeverisjes kombëtare, që janë kryesore për arritjen e qëllimeve të zhvillimit të qëndrueshëm dhe qëllimet për zhvillim kombëtar. E ato janë sistemet statistikore kombëtare, të dhënat e pa strukturuara dhe analitike, menaxhimi financiar publik duke përfshirë sistemet e shëndetshme të kontabilitetit kombëtar publik dhe rolin e qeverisjes vendore. U rekomandua gjithashtu auditime të përbashkëta duke vënë theksin në krahasimin e inputeve të politikave për të asistuar në përmirësimin e forcimit të politikave kombëtare dhe forcimin e kapaciteteve audituese të SAI-ve. INTOSAI të punojë me SAI-t dhe grupet rajonale të punës së INTOSAI-t, për aq sa u mundësohet SAI-ve, të harmonizojnë dhe të vendosin në të njëjtën linjë përpjekjet e SAI-ve kombëtare, rajonale, globale, të monitorimit tematik dhe të vlerësimit, me ato të rekomanduara nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara. E ideja është rruga drejt dinjitetit në 2030, dhënia fund e varfërisë, transformimi i jetëve dhe mbrojtja e planetit, të përcaktuara në agjendën mbi zhvillimin e qëndrueshëm post-2015. Për Kontrollin e Lartë të Shtetit, pjesëmarrja në këto aktivitete ndikon në shkëmbimin e ideve dhe përfitimin prej eksperiencave të vendeve të zhvilluara perëndimore, çka ndikon drejtpërdrejtë në rritjen e mëtejshme të paraqitjes në auditim. Një shembull i tillë është indicia e marrë dhe më pas realizimi i auditimeve të përbashkëta me vendet të rajonit dhe BE. 
* Drejtoreshë Departamenti, KLSH
Sigal