Agron Mema: “Një refleksion mbi personalitetin e mjekut Vasil Gjini të Sarandës”

56
Sigal

Kur zë vend në enciklopedinë shpirtërore të komunitetit.

Nga Agron Mema

Jeta, vjen një moment dhe mes lotësh, dhimbjesh e kujtimeve, të largon nga njerëzit e t’u të dashur familjar, miqtë dhe shokët, të njohurit e të panjohurit, që u ke shërbyer denjësisht e njerëzisht me profesionin tënd për shpëtimin nga thonjtë e tmerrshëm të mortjes, por që asaj një ditë nuk i shpëton dot as vetë ti që luftove fyta-fytit me të. Kjo ndodh edhe me mjekun e njohur e të nderuar, neurologun dhe psikiatrin e Sarandës, z. Vasil Thodhori. Gjini i larguar nga kjo jetë para disa vitesh. Thjeshtësia e familjes senicjote, fshati ku jugu shqiptar lidhi Besën e madhe kundër hordhive osmane, e mbajti atë mes njerëzve duke u dhuruar dashuri dhe shërim edhe me ilaçe, edhe me fjalën e ëmbël e shpresëdhënëse.

Kjo e bën atë sot të jetë në faqet e mos harresës njerëzore, sepse gjurma, që rrezaton dritë dhe shfaq personalitetin para qytetarit, pacientëve dhe njerëzve, që u ke shërbyer me gjithë mundin, djersën, dhe aftësitë e tua profesionale, nuk të lë në skutat e harresës. Ky përkushtim human e njerëzor brenda Betimit të Hipokratit si mjek dhe si njeri, të ngre në piedestal të ndritur, ashtu siç ndodh sot me doktor Vason, shtëpia e të cilit çdo ditë qëndron plot dhe bashkëshortja e tij, Liria, u vë para një mal me dokumenta e fotografi. Dhe kujtimet marrin udhë…Doktor Vasil Gjini, pas mbarimit të U T në fakultetin e mjekësisë me rezultate të larta, emërohet në Tiranë ku mbaron edhe specializimin për neurolog dhe psikiatër. Pas kësaj emërohet në spitalin e Sarandës ku punoi për vite me rradhë deri në fund të jetës së tij. Në spitalin e Sarandës, krahas detyrave funksionale të profesionit, kreu edhe detyrën shoqërore si sekretar i organizatës bazë të partisë në Spital. Doktor Vasilin, në punë dhe në jetë e karakterizonte thjeshtësia, humori dhe dashuria e madhe për fëmijët. Qe shumë i përkushtuar për ta dhe bënte përpjekjet maksimale për mirërritjen, mirëedukimin dhe arsimimin e tyre. Qe human dhe nuk kursehej në shërbim të shëndetit të njerëzve, pa pasur asnjëherë në axhendë orarin zyrtar, shkonte kudo kur e thërisnin për urgjenca dhe konsulta mjekësore. Për shumë kohë qëndroi edhe si mjek specialist në KEMP. Ai ka shkuar shumë shpesh jashtë shtetit si në Greqi, Itali , Danimarkë etj ku dhe është nderuar me tituj nderi. Pjesëmarrja e tij e fundit ka qenë në datat 25-27 tetor 2000 në konferencën ndërkombëtare të epilepsisë me temë ” kriza dhe epilepsia frontale tek fëmijët” Titujt e nderit dhe dekoratat nuk i kanë munguar as nga shteti shqiptar, të cilat i ka të shumta e të panumërta. Nga martesa la pas dy vajza, të dyja të arsimuara e të punësuara në institucionet mjekësore dhe të specializuara edhe jashtë shtetit. Ky është një përshkrim i shkurtër i këtij mjeku që la pas respektin njerëzor, dinjitetin profesional, dashurinë dhe përkushtimin ndaj mbrojtjes njerëzoreRespekt për njerëzit që nuk kursehen dhe shërbejnë në emër dhe mbrojtje të shëndetit njerëzor.