Agim JAZAJ/ Satandarti i administratës: bukuria apo dituria?!

682
Sigal

Mustafa Golaj është një njeri i thjeshte, nga një fshat i afërt i Vlorës. Ka qenë për 8 vite në emigracion, në një vend të BE-së, fqinja jonë Itali, të cilën e marrim shpesh për referim dhe frymëzim. Ka mësuar atje, po ka sjellë edhe këtu edhe për të tjerët; edukatë njerëzore dhe qytetare, por edhe modelin e munguar të shtetit, administratës, e (nisur)  ngritur me “gur të gdhendur” nga “themelet”, “muret” dhe “çatinë” e shtetit, atë që e “lakmojnë” ( kuptohet) e lakojnë nëpër gjuhë zyrtarët përpara kamerave: Produktin. Por pak, ose aspak përfitojnë politikë bërësit dhe (s) marrin  nga ky produkt, nga ajo përvojë e pasur që ofron edhe emigranti i thjeshtë, madje i gjithë emigracioni ynë, gati një e treta e popullsisë në përditshmëri, qoftë dhe për këtë standard tek pragu i derës. Teksa kuvendojmë në pak minuta, ish emigranti përfitues shpjegon nga emigracioni një ngjarje të thjeshtë, e cila i ka lënë gjurmë të pashlyeshme dhe jo vetëm atij. Ajo nëpërmjet tij zbulon për ne një standard të munguar dhe zbaton për ata një standard të rrallë, filozofi të përparuar, e cila ka përparuar atë komb aq ta madh, të renditur si vendi i pestë i botës. Përvoja tek pragu i portës edhe për ne të varfrit, të cilën e kemi më bollëk dhe të mbetur në varfëri, i mbyllim portën përvojës së përparuar, ne; “vrima e fundit e kavallit”! Një ditë bashkë me pronarin tim, 84- vjeçarin Pietro Piovani nga komuna Sangapiel, në pjesën veriore Bolonjë, shkuam për aplikim për punë në zyrat e komunës, Molinel. U paraqita në zyra dhe nëpunësja e pritjes na drejtoi te nëpunësja përkatëse. Shkova drejt saj. Punonjësja u ngrit në këmbë. Më ftoi të ulesha në kolltukun përballë, dhe më shoqëroi me buzëqeshje dhe ngrohtësi. Me dëgjoi me kujdesin maksimal, me vështrim të ngulitur përgjatë shpjegimit tim. Unë u shpjegova me ato mundësi të pakta të zotërimit të gjuhës. Me gjithë vështirësitë e gjuhës, nëpunësja jo simpatike në pamje, por e bukur në mëndje, shpirt dhe në vepër do të rezultonte, më tundte shpesh kokën, duke më miratuar dhe mirëkuptuar kërkesën time dhe jo vetëm atë, por duke më ndjerë edhe hallin. Mbajti shënimet përkatëse dhe më thotë: Së shpejti do ti përgjigjemi kërkesës tuaj, do të zgjidhim. Në momentin e largimit u ngrit më këmbë, më dha dorën, më përcolli nga tavolina e saj e punës. E pashë me habi, sa dhe me pasiguri- thotë edhe tani ish emigranti, nisur nga pamja, duke mos par e çmuar brendinë!  Më la shumë përshtypje, sjellja e saj dhe po vrisja mendjen nga pamja e jashtëm e nëpunëses. Hipëm në makinën e pronarit bashkë me gruan e tij rreth 78-vjeçare dhe nuk më la shqetësimi, madje dhe mos besimi, se nuk mund t’ më zgjidhte hallin, kërkesën pikërisht kjo grua në këtë pozicion zyrtar. I thashë me mënyrën time Pietros. Edhe ai e pa punonjësen, po nuk i bëri aspak përshtypje. Dhe s’ kishte si të ndodhte ndryshe. Pas dy ditëve më erdhi letra, Permeso Sonxhorrno, Leja e Punës në shtëpinë e emigrantit për të filluar punë, në ndërtim. Pas dy ditësh nga regjistrimi, kërkesa në një vend të huaj, më erdhi shkresa zyrtare në shtëpi dhe nisa punën, me leje. U habita, kaq shpejtë! Mu kujtua thënia e lashtë: “Mos i shiko gunën, po shikoi punën”! Isha mësuar më standardin e këtushëm se: Nëpunësit e administratës përzgjidheshin të pashëm, të bukur dhe ky standard ishte disi dhe po mbetet primar edhe sot tek ne në përzgjedhjen e administratës së Rilindjes, edhe nga Vlora e Rilindjes, teksa i shohim kur dalin nëpër ekrane, përpara kamerave me syzet në majë të kokës drejtues (e) të përzgjedhur! Edhe mbajtja e syzeve në majë të kokës, përpara kamerave -thua të jetë produkt, standard?- shprehet ish emigranti duke mbledhur buzët. Nëpunësit- set mbeten duke u tundur përpara kamerave, e njerëzve hallexhinj, u përplasin sportelet fytyrës, i sfilitin nëpër radha, duke zhvatur lekët e fakir fukarasë, të kotheres së bukës, dhe shkëmbejnë shkresa mes qytetarit dhe zyrtarit, me korrierët! Nëpunësja ndoshta  nuk ishte e bukur, por ishte e ditur, e ndjeshme edhe ndaj kërkesave dhe halleve të një të huaji, etj cilësi njerëzore dhe standarde të nëpunësisë, e përgjegjshme për të shërbyer, për  rritur vlerat e shtetit dhe të qytetarisë…Këta njerëz shpirt e mendje ndritur: lumturohen duke u ofruar njerëzve shërbim, duke i ndihmuar ata. Nëpunësit e administratës tonë, lumturohen, lodhen duke i penguar, njerëzit, duke u hedhur gurë rrugës, ngritur leqe, e jo duke i ndihmuar, duke u bërë jetën maraz njerëzve! Mos të shpiftë e keqja tek të këqinjt. Gjithkush e prek “ndjeshmërinë” e shtetit,të administratës tonë, në marrëdhënie të ndërsjella, shtet qytetar, bën krahasimin dhe nxjerr rezultatin- apo produktin në gjuhën e zyrtarëve para kamerave!  Kjo përshtypje më bënte mua. Si ka mundësi i thash që në këto vende të administratës të zgjidhen njerëz të tillë, të mos jen të bukur, si në vendin tim?! Pietro mu kthye, më nguli sytë i shqetësuar. “Pse ç’lidhje ka kjo”?. Me inatin e tij të përmbajtur mu drejtua: “Pse ju në Shqipëri i zgjidhni punonjësit e administratës, të bukur apo të ditur?! I çmoni nga bukuria, apo nga dituria?! Nuk i shihni nga koka, por i shihni nga këmbët?!… U gjenda keq, i zënë në faj- dhe ula kokën!