Agim Jazaj: Primarët, përgjegjësia dhe promotorët

244

“Bilanci rezultoi dhe mbetet tepër rrënqethës edhe pa garues: Vetë numëro e vetë shto, vetë vulos e katranos, vetë Ali e vetë Kadi! Kryebashkiakët e pazgjedhur, që tunden e shkunden, kapërdisen si gjela të lagur, rezultojnë se; i kanë votuar deri dhe 15 % e votuesve!…”

Sigal

Përzgjedhja e mirëmenduar dhe gara e fituar. Zhvillimi i Primareve brenda Partisë Demokratike dhe Partia e Lirisë, opozitës së Bashkuar, dhe opozitarizmit të gjerë shqiptar, do të nisin më 4 dhjetor, për të zgjedhur promotorët, prijësit e munguar të shoqërisë shqiptare… Zgjedhjet e 9-ta lokale, të 14 Majit 2023, po trokasin fort në dyert e subjekteve politike, po edhe në çdo derë shqiptari apelojnë më fort se kurrë; Për të qenë të përgjegjshëm dhe të ndërgjegjshëm për misionin e tij, për t’i dhënë familjes, fëmijëve, shoqërisë, Atdheut të shenjtë atë që meriton: Votën e Arsyes- për të ngritur Atdheun nga gremina dhe ëndrrën e shqiptarëve nga rrënojat, për të kthyer Pushtetin, Shtetin e shqiptarëve në shërbim të gjithë shqiptarëve, e jo si deri më tani shteti në shërbim të piratëve. Ende ka kohë për të menduar, apeluar, për të vepruar, pse jo dhe për të marrë pjesë në këtë proces, pa përjashtim, gjithëkush që ka ambicje dhe përcaktohet nga “peshorja” e sovranit! Edhe pjesa e anëtarësisë, e fragmentarizuar, siç quhet pjesa Halibeaj, le të shpalosë flatrat, të vendoset në peshore! Peshorja e thotë fjalën e saktë dhe të fundit! Dera dhe gara janë të hapura për cilindo anëtar, pa përjashtim dhe paragjykim! Kështu do të bëhet edhe Unifikimi i anëtarësisë dhe i partisë, duke dhënë edhe modelin e bashkimit, për të zgjedhur kandidatin e përbashkët, të pëlqyer dhe të votuar nga anëtarësia, si dhe një mundësi e kërkuar dhe e votuar nga zgjedhësit, për të realizuar bashkimin me mikro minorancën fragmentare. Rëndësia e këtyre zgjedhjeve vjen edhe për arsyen e paarsyeshme: Braktisjen nga zgjedhësit e zgjedhjeve të 21 qershorit 2019, gara pa garues, të kontestuara nga 58 % e shqiptarëve, të cilët i bojkotuan këto zgjedhje. Bilanci rezultoi dhe mbetet tepër rrënqethës edhe pa garues: Vetë numëro e vetë shto, vetë vulos e katranos, vetë Ali e vet Kadi! Kryebashkiakët e pa zgjedhur, që tunden e shkunden, kapërdisen si gjela të lagur, rezultojnë se; i kanë votuar deri dhe 15 % e votuesve!…  Përzgjedhja e kandidaturave nëpërmjet primareve- çmohet si një risi, duke i dhënë peshën e duhur dhe përgjegjësinë antarësisë, po edhe shoqërisë, e cila po nis dhe synon të përzgjidhen kanditatura fituese brenda strukturave, me synimin që përzgjedhja; përfaqësimi, kërkon kanditaturë fituese, jo vetëm brenda strukturës, po edhe jashtë saj, brenda hartës së bashkisë! Brenda seksionit të partisë mund të jetë edhe një kanditaturë e pëlqyer, e propozuar, po kjo kanditaturë a është e pëlqyer dhe e votuar nga e gjithë harta e bashkisë- tejmbanë?  Përfaqësimi i tij të mbledhë rreth vetes, jo vetëm votat brenda subjektit politik, por a ka mbështetje, njohje dhe reputacion, duke thithur edhe votën përcaktuese, atë të zgjedhësve jashtë “stallës” politike, madje dhe nga “stalla” tjetër e kundërshtarit? Një njeri mund të jetë i pëlqyer nga “mëhalla” dhe dëshirohet, propozohet edhe për krahinën, po a është i njohur me veprat, aftësinë dhe performancën; për t’u pëlqyer dhe për t’u votuar, nga shumica 50+ 1 % e zgjedhësve? A ka merita, ndjeshmëri e dhimbsuri njerëzore, nivel intelektual, aftësi organizative dhe forcë drejtuese, ka dhënë prova dhe baza për ta mbështetur votuesi nga e gjithë harta, e sidomos e pjesës gri?! Dhe nëse do zgjedhin qysh nga primaret përfaqësues të provuar dhe kandidatë, promotor të konsoliduar, të garantuar, kështu fitojnë të gjithë edhe “ambiciozët”. Madje synuesit me këto përzgjedhje, primare: e kanë më të sigurtë fitoren e të ardhmes, sepse: do e “shtrojnë” rrugën të sigurtë me zgjedhësit, do komunikojnë, do njihen më nga afër dhe do të garantojnë fitoren e nesërme. Gjithëkush mund të bëjë një analizë e bilanc të thjeshtë: Kush mund të jetë më i sigurtë, konkurues edhe për zgjedhësit dhe ambiciozët: Ai që ka “mbjellë” dhe është provuar, apo ai qe nuk njihet si mbjellës dhe çfarë garancie jep për të “korrura”? Ai që s’ka “mbjellë dhe kërkon të korrë”? Veçanërisht në këtë garë, kur opozita është e pabarabartë, ka vetëm 1 bashki në shkallë vendi, të fituar më 6 Mars 2021. Ndërsa bashkitë që fitoi opozita, në vitet më të vështira, një vit pas rënies nga pushteti më 2014, dhe kur ishin të pabarabartë, këto kandidatura rezultojnë të sprovuara, që fituan në vitin 2015, në të gjithë bashkitë, zgjedhësit i çmojnë dhe i kërkojnë: Të jenë të parët dhe të rrallët për primaret, sepse kështu nderohet edhe vota e Sovranit, e deformuar e abuzuar, sepse vota për këta fitues u dhunua, u abuzua, koopromentua, nuk u zhvillua garë në zgjedhjet, vjedhjet e vitit 2019! Këta primar- kryebashkiak që fituan në atë betejë të pashoqe, janë ndër modelet dhe të nderuar për të qenë të sigurtë në primaret, por dhe më të garantuarit, në garën më të vështirë, të 14 Majit

“Brenda seksionit të partisë mund të jetë edhe një kanditaturë e pëlqyer, e propozuar, po kjo kandidaturë a është e pëlqyer dhe e votuar nga e gjithë harta e bashkisë- tejmbanë?”

Përtej ambicieve personale, me frymën e solidaritetit, kanditaturat e përzgjedhura nga primaret me prioritet- primot, si promotorë, për të realizuar; unifikimin dhe gjithëpërfshirjen e votuesve, duke peshuar saktë e numëruar çdo votë si të barabartë… Ekipi fitues (madje triumfues) i zgjedhjeve të pushtetit lokal, të vitit 2015, janë pika referimi, kanditimi dhe frymëzimi edhe për zgjedhjet e 14 majit 2023, të skalitur në kujtesën e zgjedhësve si në bashkitë e: Klos, Basir Çupa. Tropojë, Besnik Dushaj. Përmet, Niko Shupu. Mat, Nezir Rizvani. Selenicë, Përparim Shametaj. Vorë, Fiqiri Ismaili. Pogradec, Eduart Kapri. Vau i Dejës, Zef Hila. Kukës, Bashkim Shehu. Dropull, Arqile Deçka. Devoll, Bledjon Nallbati. Kamëz, Xhelal Mziu. Shkodër, Voltana Ademi, etj! Duke i’u mbetur këtyre primareve edhe borxhlinj, për t’iu kthyer borxhin edhe zgjedhësve, në zgjedhjet e 14 maj 2023.

“Gjithëkush mund të bëjë një analizë e bilancë të thjeshtë: Kush mund të jetë më i sigurtë, konkurues edhe për zgjedhësit dhe ambiciozët: Ai që ka “mbjellë” dhe është provuar, apo ai që nuk njihet si mbjellës dhe çfarë garancie jep për të “korrura”? Ai që s’ka “mbjellë dhe kërkon të korrë?”

Popujt futen në luftë sepse; nuk dinë të zgjedhin prijësit e tyre!

Zgjedhësit, por dhe primaret qoftë edhe nga brenda PD- si në bashkinë Selenicë, në Qarkun e Vlorës dhe jashtë kësaj harte, për hir të realitetit dhe të bazuara mbi rezultatet; punën, virtytet dhe vlerave të njerut dhe drejtuesit flasin për ish-kryebashkiakun e parë të bashkisë Selenicë: Përparim Shametaj, nisur nga vlerat dhe virtytet, sukseset e shënuar prej tij, si kanditatura më e pranuar e pëlqyer dhe votuar nga e gjithë harta, nga Brenda PD, por edhe nga pjesa gri, e pse jo edhe nga të zhgënyerit e PS, i sprovuar nga “Peshorja” e saktë e Sovranit, duke i ngjitur shkallët me thonj e një nga një, e jo si të katapultuarit. Këto modele, kanë shtruar rreth sofrës, në vatrën familjare, “kupa me supë, e jo direkt të mbushin barkun me thela”. Këta primar, kryebashkiakë fituesit e zgjedhjeve të vitit 2015, mbeten modele justifikues të përzgjedhjes dhe të votuar nga zgjedhësit, në një fushatë tepër të vështirë dhe të pabarabartë. Ja si shprehet publikisht një banor, votues; Sinaj Romësi banor i asaj bashkie në stausin e kryetarit të PD- z. N. Rakipaj “Personi që merr përsipër kandimin për kryetar bashkie duhet në radhë të parë të ketë njohur veten e tij, a është në gjendje të trokasë në çdo shtëpi dhe t’i hapet dera qoftë dera e djathtë apo e majtë. Të gjeni njeriun e duhur, të ketë popullaritetin, thjeshtësinë e ish kryetarit Përparim Shametaj, që në fushatë të ketë me vete çdo demokrat dhe pjesën gri”… “Përzgjedhja e mirëmenduar dhe ndeshja e fituar”, është motoja e ditës! Të ndërgjegjshëm dhe të përgjëgjshëm për të menduar e vepruar; të maturuar, për t’i dhënë peshën e merituar çdo përfaqësuesi, i përzgjedhur për të garuar dhe për të fituar, duke zgjedhur primaret me parimet, nga promotorët, për t’i prirë fushatës së 14 majit 2023.