Agim Jazaj/ Duke pritur taksistin në mesnatë

631
Ndodhi e rrallë. Një i moshuar në lagjen “24 Maji”, Vlorë po del përnatë në ballkon dhe i lutet Zotit: “Prehu hovin mizorëve/ Mos trego dhembshuri/ Se shtypjen mbi shtypjet/ E quajnë drejtësi”… Pret dhe shpreson. “Ishallah një natë vjen taksisti i mesnatës me kryeministrin e Rilindjes, të shoh me sy të marrët dhe viktimat, të shikoj qentë e tërbuar me dy dhe me katër këmbë”!…Në solidaritet me të moshuarin, thonë se kanë dalë njerëz të pallatit, po dhe të qytetit, duke pritur taksistin…Shumë i shohin me habi. Duhet tjetër mekanizëm, sa i vonuar!
Pritësit të mbuluar dhe nga ankthi, duke pritur prijësin: “Mos në momentin kur mund të vij taksia, do të ndërsehen qentë e tërbuar e të harbuar, të zotët, e qenve, sa nuk mund të zbres dot kryeministri, e le më të kafshojnë taksinë e taksistin”!… Pa i’a thënë plagën, duket sheshit masija, që rrjedh përditë në trupin e drobitur të shqiptarëve, në krahasimin drithërues (sa një lagje e Stambollit, apo e Parisit), e (s)’ mund t’i mbyllin ata që (s)’i kanë shkaktuar?!…
Njerëzit për këto hata, kanë ngritur zërin, në shkretëtirë, tek shkaktarët, të gjendur përballë verbërisë dhe shurdhmemecrisë shtetërore. Edhe një mëndje lehtë bën hesapin e çerek shekullit: Bilanci: Mbi 9000 viktima, jetë njerëzore të shënuara për pronën. Shkaku: Për të sunduar dhe jo për të udhëhequr, për të rrëmbyer dhe jo për të shërbyer. Rezultuar: Pasuroi të paktët dhe varfëroi të shumtit, dhunon të diturit, nga të pa diturit, shëmtoi qytetarinë me harbutëri- lukuninë, zhvleftësoi dijen nga paraja, zëvendësoi arsyen me muskulin. Gjithkush e prek, e vuan me dhimbje defiçencën e edukatës njerëzore, qytetare dhe veçmas asaj zyrtare, përgjatë tranzicion-tërkuzës të (ç)’edukuar nga politikë- shthurja. 
Plagën mund të mbyllin shkaktarët?!
Zaptimi dhe pushtimi i hapësirave publike, i pronave, nga më të thjeshtat, të kthyera në burim konfliktesh. Ngushtimi i rrugëve, të dritës së qiellit, dhe diellit, deri dhe zënia e dritës së syrit, lehja e qenve dhe blegërima e dhënve, ambientet e pushtuara e zaptuara nga pushtues- zaptuesit, kanë prishur harmoninë njerëzore, kanë shkaktuar dhe probleme psikologjike, dhunim dhe përfundim i edukatës dhe i vlerave njerëzore e qytetare!
Qëllimisht nga qëllimkeqët: Për ti mbajtur njerëzit në tension, e konflikt mes njëri-tjetrin, duke e devijuar kontradiktën: Politikë shkak, me qytetarin viktimë! Prit e gogësit mileti/ Në terrin e errësirës/ Kërkon drejtësi i shkreti/ Në folenë e egërsirës… 
U graduan dhe katapultuan në administratë, të korruptuarit, të komprometuarit dhe të kriminalizuarit, deri të ngjitur në “Tempullin” e shenjtë! Ndonëse “kampionet” e mara, të analizave dhe rianalizave, kanë rezultuar me produktin: “Analfabet funksional”, “epruveta” përsëri futet e merr sërish kampion, monstëra, po nga ky produkt, i përkthyer me gjuhën e thjeshtë për politikën banale me përfundimin: “Përzgjedh rasatin e kompromentuar, të degraduar, me qëllimin; për ta keq përdorur, e shfrytëzuar për interesa klanore”!…
E drejta e kufizuar, u zëvendësua me Lirinë e shthurur!
Në jetën publike të komunitetit, sidomos në këtë çerek shekull, kanë vërshuar nëpër qytete, në jetën e bashkësisë prurje të reja jashtë qytetëse, me origjinë rurale, por dhe me psikologjinë, e katandinë rurale, lopët, dhitë, dhëntë, mend dhe qentë… 
Lira në të gjithë botën e lirë, është e kufizuar… Njeriu e humb të drejtën e vet, kur cënon të drejtën e tjetrit. Kur prek lirinë e tjetrit, kërcënon lirinë tënde. Njeriu ka të drejtë të jetojë kudo, po nuk ka të drejtë të ndërtojë dhe të zaptojë kudo! Por noti mësohet në moshë të vogël, bima e merr drejtimin në vitet e para të mbirjes! Ndoshta është me vend dhe e vonuar që në lëndët mësimore, nisur nga çerdhet, kopshtet, shkollat dhe familjet, të përfshihen si domosdoshmëri rregullat e jetës së qytetarit në bashkësi, me qëllim të nis përgatitja e vonuar e gjeneratës së të qytetëruar. Fletushka të shpërndara nga grupet e të vegjëlve, të kopshteve, shkollave, do të ishte mision mëse i suksesshëm, me të drejtën e përfitimit dhe të përvetësimit të dyfishtë edhe nga të rriturit, të normave të reja, të cënuara rëndë deri më tani! 
Vakuumin e rrënimin e kemi së pari të shkaktuar nga politikë-shthurja, administrata shtetërore, e cila në vend të jetë dhe më e emancipuara, “lokomotiva” e shoqërisë, nuk është as “vagon- bagazhi”, rezulton më e korruptuar, e kompromentuar, deri dhe e kriminalizuar! Shteti duke mos funksionuar deri në qelizën bazë, më dhimbshëm, duke shthurur deri në qelizë edukatën qytetare, është i përballur edhe me këtë detyrim ligjor dhe qytetar!
Në regjimin që lamë pas, lamë pas shpine, duke braktisur edhe ato norma e rregulla të vyera, për tu pasuruar edhe më, ndoshta midis tradicionales dhe bashkëkohores, 
Rregullat e pa shkruara, po të shenjtëruara, njihet nga të paktit dhe nuk zbatohet nga të shumtit, sidomos nga ajo pjesë e lëvizjes demografike-kaotike e këtij çerek shekulli, e cila ka sjellë dëme të pa llogaritshme, dhe ka nevojën e shumë vonuar për t’u “trajnuar”, “dezinfektuar” tërësisht, me “herbicide”! Politika përgjatë 25 viteve klith me të madhe: “Për hatanë që ka sjell e djeshmja”, qëllimisht për të shmangur gjëmën që ka pllakosur e sotmja! Kjo rezulton: Demagogji demode!Shteti që zgjedhin shtetasit, është misionari sipëror, dhe i këtij qëllimi bazë, nga rrjedhin gjithë vlerat e një shoqërie të emancipuar dhe të demokratizuar… Këto rregulla të pa shkruara, por të shenjtëruara, dhe ligje të formuluara, nisur nga: Kodi njerëzor, Kodi qytetar dhe Kodi zyrtar, duke pasur si bazë të parin, dhe si promotor të tretin, (Kodin Zyrtar) janë braktisur. Ende nuk kanë mundur të gjejnë rrugën edhe pas një çerek shekulli në jetën qytetare, por as në jetën institucionale, nuk e kanë gjetur portën! Po shteti i sheh dhe i njeh pushtues-zaptuesit, e qendrave shëndetësore edhe në L. “24 Maji” etj, sikur t’ua kenë lënë baballarët! Muret rrethues, që mbajnë në burgje, e në terror pallatet dhe mijëra qytetarë vlonjatë?!… Zyrtarë të shtetit shkojnë shpesh dhe u shkelin syrin, u çojnë pusulle, fletë bakalli, u marrin ndonjë honorar dhe largohen, duke lënë pas mandatën… 
Ky është shtet i qytetarëve, apo i zuzarëve? – pyesin njerëzit, ndaj dhe po presin taksistin, me kryeministrin të soset një mesnatë, në Vlorën e Rilindjes!…
Sigal