Agim JAZAJ/ Dërgojnë te çadra një kartë, ta kandojnë me zë të lartë…

820
Sigal

Tufëza e qenve “pa shenjë”, më tromaksi gjumin, ndezën ylyver lagjen dhe qytetin! U ngrita i çartur. Fshiva syt mos isha në endërr. Përballë pallatit, tufëza e harbur vraponte nëpër udhët e mbuluar nga errësira, sikur të kishin rënë në erën egërsirës!

Gjumi u degdis, bëra këmbë të dal jashtë. Mendimet shpleksen tutje. Në kohën djaloshare ngriheshim nga gjumi, me orë- këngën e shqirakëve që lajmëronin orën dhe merrnim rrugën e gjatë. Druheshim nga qentë e staneve. Niseshim për në punët shtetore me orë kur këndonin shqirakët e dytë, do të ngrinim digën e liqenit të Harvalasë. Përsëri fshij sytë. Të lehurat e qenve tundën rrugët e lagjes dhe sokakët e qytetit. Thash për momentin se edhe qentë mos janë duke marrë pjesë në prerjen e shiriti, çeljes së sezonit turistik në Vlorë, ose i ka përfshirë vala protestë për të drejtat e tyre. Ndoshta dita ishte e pa përshtatshme për turizëm dhe nuk i shkonte fare përshtat shirit prerësve. Vitet më kthejnë tutje, në shtëpinë time, ku më ka bërë koka dëng, ku isha këto ditë, të lënë nga babai, për të gjithë dhe e pamjaftueshme për të madhuarit, të ngritur me mish e me thonj deri në ditën e fundit të martesës, për të bërë tavanin dhe shtruar me çimenton e kohës. Isha larguar shpejtë për në qytetin tim, të Vlorës!

Qeni i shtëpisë që më njihte nuk ishte më. Mëma kishte mbajtur qenin tjetër, dhe ishte bërë goxha. Fare i panjohur dhe i kontaktur, me djalin e shtëpisë të zotin e saj. Çupën motake kur ecte këmbadorazi, e çuam tek gjyshja e saj për ta mbajtur në ditët e verës. E njihte të voglën dhe qen i shtëpisë, dhe nuk druhej prej tij… Ndërsa mua pasardhësin direkt nuk na njihte! Kur shkuam u ndrojtëm. U sul drejtë nesh, dhe na u hodh në gjoks duke na përgëzuar, e përkëdhelur! Nuk na njihte që ishim njerëzit e tij, të shtëpisë së tij por na ndjente që ishim njerëzit e tij, të shtëpisë!  Nuk përgëzoi vetëm djalin e shpëpisë, të zotin, por edhe time shoqe, sikur t’i kishte hedhur bukë dhe pak dhallën e kohës, në çanakun e tij. Edhe qeni e njihte të zotin, dhe nuk e hante të zotin! Qeni nuk na njihte, por na ndjente!

Mirpo sot po ndodh çudia edhe me madhe dhe miku im e ka formuluar në dy vargje me shumë kuptim dhe ketë rrëfim filozofik dhe sarkatitist në dy vargje:

Këtu qeni s’njeh të zonë, dhe të zotin e kafshon!…

Pra kjo është shoqëria jonë tranzicon gjatë, që qeveriset, kupto ç’qeveriset pa rregulla e tjegulla, nëpër mjegulla. Ndaj dhe pas 23 viteve po ngrihet çadra e politizuar e grevë-urisë politike, me busullën e thyer. Sepse pse nuk ia kërkuan atyre, atij  që qeverisën për 8 vite, po u’a kërkojnë këtyre që qeverisin për 6-7 muaj?! “O Tompore O mores”! Shkelqim Deromema më tha dje një llaf, ose formulim të shkëlqyer. “I thash njërit, thotë ai, më thuaj se çfarë veprash ka bërë ky shtet për 23 vjet? Vetëm se ka shkatërruar, rrënuar edhe ato që kishim ndërtuar për 45 vjet, edhe urat,varret dhe kanalet”. Vetëm ka shitur Shqipërinë për skrap..

Edhe ai e bënte komentin e tij, keqpërdorimin dhe abuzimin politik me njerëzit që nuk shohin të zezën të zezë dhe të bardhën të bardhë.

-Haberi vjen taze dhe e mori vesh i gjithë mileti. Letra e dërguar me korrierin disa ditë më parë nga Varreza e Sharrës për në çadër-grevë-politikën kë nuk ka lënduar. Burime të besueshme nga brenda mureve të çadrës dhe nga vet zëdhënësi i çadër-politikës, thanë se e vërteta është se, nga Shteti i djeshëm dhe ish kryeministri që përfaqësojnë ata sot brenda saj janë bërë zullume shumë më të mëdha, se sa mosndarja e kësteve të dëmshpërblimeve dhe pushimeve nga administrata, sa si mollois dot as një natë Shëndreu. Po le t’i përmbledhim me një llaf: Po ata që janë pushuar nga puna dje, i harrojnë ata që i pushuan pardje kur ishin në pushtet, dhe kanë vandak me vendime gjykatash në xhep. Këta i kanë postet dhe pozicionet në adminstrtaë me “Tapi” “të trashëguara” dhe ata i kishin në “Përdorim”, “në zona informale”?

 Dhe këto gjëma bëma më mirë t’i harrosh se të bëjnë me dhimbje dhe të shpien me të shpejtë atje pran të ndjerës që t’i prehet shpirti rehat. Në Sharrë, tek varret. Njëri si më kokëploti kishte thënë me gjysmë zëri dhe kur të shkojmë atje tek Sharra dhe në gjithë Sharrët e vendit, me çadër do jemi do protestojmë për pjesën tonë, duke harruar plagën që u kemi shkaktuar të tjerëve më parë… Por ta themi drejtpërdrejtë e pa çamçakëz nëpër dhëmbë, më thotë haberxhiu i publikut shqiptar, miku im atje mes Golikut e Trebeshinës se: një mbrëmje kishte mbërritur një kartë me bekçikin e qëmotit nga fshatrat e Vlorës?

Mëma e mikut të tij, 87 vjeçe i kishte shkruar dy gisht kartë me ndihmën e atyre që nuk dinë mirë të shkruajnë dhe pse ka shkuar interneti në ç’do shtëpi dhe në kasollet e bravareve. Një letër të hapur për banoret e çadrës dhe në dijeni të ministrit Erion Veliaj. Edhe sekretarja e tij thuhet se ka marrë haber, po nuk na ka dhënë haber ende…

“Jam e moshës 87 vjeçe. I kam bërë të gjithë kartat janë në dosjen nr 8635, të babait tim, i vdekur në burg, i burgosur politik. Janë në prokurën e posaçme, e shkruar e zeza mbi të bardhë. Edhe nr. i llogarisë së hapur me nr. 087551756. I kam dërguar sa herë, edhe vet L. Hajdarit, karta dhe asnjë xhevap, asnjë kacidhe në adresën dhe nr. e llogarisë të hapur nuk kam marrë. I dua të paktën për arkivolin, kujtim nga babai!

Po edhe nëpërmjet miqve të fjalës së hapur me vargje i kam dërguar shpejtë dhe shpesh. Po ish qeveria kishte halle të mëdha, madje qeverisi e ç’qeverisi një popull sa një lagje e Stambollit! I ruan vargjet dhe për atë jetë:

“Mos ke ndonjë mik,

Për atë Lek Hajdarin,

Të marrim nga i vdekuri,

Të varrosim të gjallin”.

Rreth çadrës dhe në brendësi të saj ka dy kategori kërkesë-protesta me sa kuptoj unë shkruante edhe mëma e mikut tim, e cila nuk do ndihet rehat edhe në botën e përtejme. Edhe atje me borxhet e arkivalit. Nga njëra anë të përndjekurit politik, janë  rreth 4500, e tha njëri prej krerëve të grevës syresh, përpara çadrës dhe kamerave këto ditë. Janë në të drejtën e tyre, madje dhe unë në këtë moshë 87 vjeçe kokërr më kokërr dhe me babain e vdekur në burg, dhe të njohur dëmshpërblimin e burgut të tij, nuk kam marrë asnjë kokërr leku.

Ore babam, ti e ke provuar në kurriz padrejtësinë dhe djallëzinë, edhe nga ata, si i thonë fjalës, të vrasin natën dhe të qajnë ditë. Të mashtrojnë dhe të keqpërdorin.

Ka njerëz që s’kanë kobure në brez, po e shkrepin atë me buzë!

Përballë një bilanci ndodhemi të gjithë, mirëpo hesapin nuk e bëjnë të gjithë. Nga goja e një lideri të çadrave u dëgjua se: Diktatura ka vrarë dhe torturuar rreth 4500 të burgosur politik, dhe duhet të dëmshpërblehen ata. Edhe unë jam një i tillë, dhe jam tek dera e çadrës, po pres… Dhe arsyetimi vijon:

4500 njerëzit e pafajshëm të sistemit të diktaturës u paralajmëruan me ligj. Dhe u dënuan po me atë ligj.

Mirëpo përgjatë 23 viteve janë vrarë pa paralajmëruar me ligj dhe të  pa dënuar me ligj 8000 jetë njerëzish të pafajshëm! Janë 8880, më fliste i sigurt Ahmet Demaj, njeriu i njohur jo vetëm në Vlorë dhe mediumet publike. I flet me plotë gojën dhe gjuha zyrtare dhe mediatike këto jetëhumbje, vrasje dhe krime.  As u lajmëruan për të ndëshkuar më ligj dhe as u dënuan, po me ligj të formular ata! Pra këtu ndahemi, dhe jemi disa male kaptuar larg njeri tjetrit!

Bilanci drithërues i 23 viteve, të ‘Demokraturës’, po këtyre njerëzve pse nuk u lidhet pension e sigurim jete. Janë 8000 shqiptarë të vrara pa ligj dhe pa gjyq, në konflikt për tokën, kanë lënë kokën, nga politika- shteti.  Edhe kjo pjesë do të kërkojë dëmshpërblim?! 4500 të persekutuarit e diktaturës u paralajmëruan nga ligji të mos e kryenin krimin dhe u dënuan po me atë ligj. Hata e madhe në vendin tonë të vogël, gjëmat dhe bëmat e këtyre viteve s’ka kandar t’i mbajë. Ndaj kokëplotët të fyer nga mendje roiturit, thonë se duhet të dezinfektohet jo natyra së pari, të nis nga gjallesat njerëzore! Këtu ka rënë dhe virusi më i rëndë, pastaj dezinfektimi duhet vazhdojë nga kafshët dhe natyra. Dy gisht kartë dhe katër vargje për të kënduar tek çadra e grevës, mbajtën këmbët shumë kalimtarëve!

Dërgojnë te çadra një kartë/ Ta këndojnë me zë të lartë, shoqëruar me çifteli:

“4500 TË VRARË,

Me gjyq, nga diktatura,

Vrarë mbi 8000 shqiptarë,

Pa gjyq, nga demokratura!…”