Agim Hametaj: Lagjet e vjetra të Vlorës

195
Sigal

Lagjet më të vjetra në Vlorë janë 7, ku këto i shoqerojnë dhe xhamitë e tyre dhe varrezat. Nga lagjet më të vjetra është lagjia Karabash që do të thotë në turqishtë (kokëzinj). Kjo emërtesë e kësaj lagjeje është bërë pasi banorët e vjetër të kësaj lagjeje kanë ardhur nga vendet arabe. Këto familje me origjinë arabe i ka sjellë perandoria turke si: nënpunësa shteti, tatimorë, doganier, ekonomat ushtrie dhe ushtarak. Ritet fetare kjo lagje i ka bërë te Xhamia e Tabakut.

Xhamia e Kuqe

Lagjia e dytë e vjetër është lagjia Tophana që turqisht do të thotë (vend topash pozicione), ku dhe varrezat e vjetra kanë qënë ato të budakut dhe më vonë u hapën varrezat e bregut të orizit. Lagjia më e re është Mëhalla e re (sot Rruga e spitalit), e cila në 1927 ndau tophanan me lagjen e karabashit. Kjo lagje u formua në vitin 1927 ku kryetar bashkie ka qënë Nuredin bej Vlora. Ai me fondet e bashkisë hapi rrugën nga Xhamia e Tabakut drejt rrugës së spitalit. Xhamia e Tabakut ishte ndërtuar nga i njëjti artitekt, që ndërtoi dhe xhaminë e Etem beut në Tiranë. Xhamia e Tabakut ishte mjaft moderne për kohën! Ajo ishte e bollshme me disa salla dhe ishte ndërtuar brenda saj 7 Llozha për gratë në mënyrë të tillë që gratë nga Llozha në katin e dytë të shikonin burrat që futeshin në xhami, por burrat nuk i shikonin dot nga mënyra e maskimit që ishin llozhat. Për këtë xhami ishte ndërtuar dhe një ujësjellës, që sillte ujin nga aplema (kodra mbi spitalin). Xhamia e Tabakut kishte varrezat e saj ku në vite ishin varrosur edhe elita e Vlorës si p.sh: Selim pashë Vlora, Sanxhakbej dhe disa herë bejlerbej. Ky ka qënë dhe gjyshi i Xhemil dhe Siri bej Vlorës.

Xhamia e Plumbit

Në vitin 1923 këto varreza u prishën me vendim qeverie për të hapur rrugë planit rregullues të qytetit. Urdhrin për shpërnguljen e varrezave të Xhamisë së Tabakut e ka dhënë prefekti i atëhershëm Zenel Prodani. Kjo xhami është prishur në vitin 1963. Xhamia quhet Xhamia e Tabakut për shkak së pranë saj ushtronin zejtarinë disa zanatçinj lëkurash nga Shqipëria e mesme. E katërta  është lagjia e Miradies, që ka dhe Xhaminë e Kuqe ose Xhamia e sheh Jakupit. Kjo xhami është ndërtuar rreth vitit 1540 me urdhër të sulltanit të madhërishëm, ku ai ka bërë një vizitë në Vlorë në vitin 1538. Pranë kësaj xhamie ka qënë e ndërtuar një tyrbe shumë e bukur që u prish në vitin 1967. Në këtë tyrbe të bukur ishte varrosur në të Neshet pashë Vlora, bashkë me bejlereshën e tij dhe me djalin 20 vjeç. Tyrbja është ndërtuar në vitin 1935, ku pllakat e mermerit ishin mermer gati qelibar i ardhur nga Jemeni. Kur tyrbja u prish pllakat e mermerit me urdhër shtetëror të kohës u vendosën në repartin e ëmbëlsirave në ntus (punishte pastave) ku për 30 vjet kanë punuar qindra gra për të përgatitur ëmbëlsirat. Xhamia e Kuqe dallonte nga të gjitha xhamitë e Ballkanit, sepse ajo ishte unikale për shkak të minareve që kishte 7 llozha sipër ku dhe hoxha nuk lagej në shi kur predikonte. Lagjia e pestë është lagjia Çerekçi ose ndryshe lagjia Varosh.

Xhamia e Tabakut

Kjo lagje ka pasur Xhaminë e Plumbit ose Xhamia e Kulumbrisë si është quajtur nga vlonjatët e vjetër. Kjo xhami është ndërtuar në vitin 1550 dhe guri për ndërtimin e kësaj xhamie ka ardhur nga qyteti i Aulonës Zvërnecit nëpërmjet kanaleve lundruese, që qarkullonin në Jalli. Po me këto gurët është ndërtuar edhe Kalaja e Skelës. Xhamia e Plumbit quhet e tillë për shkak se çatia e xhamisë ka qënë prej plumbi, por siç edhe dihet në vitin 1690 Vlora pushtohet prej ushtrisë veneciane ku uzurpatorët vendecian e mbajtën të pushtuar rreth 1 vit: ku e më pas pushtuan dhe Kalanë e Kaninës dhe të Skelës. Ushtria e huaj gjeti përkrahje nga popullata e krishtere të lagjes shën Todri, ku siç tregojnë dhe biografët e kohës popullsia e krishtere e të dyja lagjeve shën Todri dhe Çerekçi ku ishin të banuar 100 përqind të krishterë dhe orthodoksë bënë mjaft raprezalje në popullatën myslimane të Vlorës. Ata në ikje e sipër grabitën rreth 10 ton plumb, që kishte Xhamia e Plumbit. Lagjia e gjashtë, është lagjia Vrenez, e cila ka pasur deri vonë një xhami që e kishte ndërtuar komandanti turk Hamza bej Evronozi ku në vitin 1417 pushtoi Vlorën dhe Kalanë e Kaninës. Për nder të këtij gjenerali kjo lagje mori emrin Vrenez . Në këtë Xhami bënin ritet fetare një bataljon turk. Unë e mbaj mend këtë xhami deri vonë, ku kjo xhami më pas u bë një repart, që bënte rota qeresh. Lagjia e shtatë e vjetër është sheshi pashait me rrugën e famshme që quhej rruga e Habarit ose Rruga e Bollëkut. Edhe kjo lagje kishte varrezat e veta.

Xhamia e Vrenezit

Në çlirim kjo lagje u emërtua lagjia Lirim, që është dhe sot. Çdo lagje ka pasur varrezat e veta. në Vlorë kanë ekzistuar edhe varrezat e krishtera orthodokse pranë teatrit Petro Marko. 250 vjet më parë në Vlorë u ndërtuan dhe varrezat e hebrenjve me urdhër të Sanxhakbeut të Vlorës Ibrahim pashë Vlora në vitin 1906. Po në Vlorë kanë qënë dhe varrezat katolike ndërtuar në vitin 1914 (te bishti kalldrëmit ). Di të them se dinastia Vlora ka qënë e sektit Bektashinj dhe preferonin tyrbet dhe teqetë. Shumë pashallarë të familjes Vlora janë varrosur në teqen e Kuzbabasë si dhe në teqen e Kaninës. Deri vonë Kuzbabaja ka qënë pronë e familjes Vlora. një xhami në lagjen Muradie ka qënë dhe Xhamia e Mavronjotëve (sot banka BKT). Te kjo xhami ka një ngjarje, që ndezi dhe gjakrat midis popullit të Vlorës dhe ushtrisë turke në vitin 1909 , ku kjo xhami ishte kthyer në depo armësh dhe ushtari Ali Mistafai nga Dukati, që shërbente si roje depo armësh, vrau dy oficer turk.