Adriatik R. Dosti: Festivali i të Çmendurve…

38
Sigal

Fshati që duket nuk do kallauz – thotë populli….

Katunarin e provincialin Fred Peza vutë në krye të RTSH e festival pervers , katunarësh e të cmendurish ju dhuroj…

Të gjorëve Gaqo Cako e Vaçe Zela do tu kenë lëvizur eshtrat atje ku prehen …kur kanë mësuar se në ç’duar ka rënë e ku është katandisur ngjarja artistiko-kulturore më e madhe e vitit dhe me aq shumë tradita në Shqipëri – Festivali i këngës në RTSH….

Doli një i çmendur… veshur me fustan grash…këndoi këngën ”Çmend” …që thonë se Fred Peza ja kishte bërë si dhuratë në këtë prag fund viti …shefit të tij të madh ”atje lart”…

Dhe çmendet edhe më shumë i çmenduri i Surrelit….

E ngrihet Dritëro Agolli nga varri e i rishkruan sërisht vargjet e tij të famshme…në vendin tim e në vendin tënd …një i çmendur [ tashmë lexo shumë të çmendur]…krejt po na çmend !