Xhevat Mustafa: Sa larg është Minesotta nga Tirana

561
Sigal

 

Ehu, sa shumë larg është Minesotta nga Tirana!

Nga Xhevat Mustafa

(Pamflet)

Për të shmangur ndonjë  keqkuptim, po e sqarojmë qysh në fillim, se në linjë ajrore, Tirana dhe Minessota,  janë rreth 5.117 milje ose rreth 8.363 km larg gjeografikisht. Por, qëllimi i këtij shkrimi është gjetkë, tek zhvillimet më të fundit dramatike në këtë shtet të SHBA-së, karakterizuar  nga protesta masive e të dhunshme, me mbi 1400 të arrestuar e me viktima njerëzore. Siç dihet protestat  masive në 12 shtete të SHBA  më 29-30 maj, me kulm dhune në Minneapolis  të Minessotas, ku  oficeri i policisë, 44-vjeçari Derek Chauvin, u vra nga George Floyd  u mbajtën  më paqësore në Ëashington D.C, Atlanta, Dallas, Los Angeles, Oakland…kanë provokuar një “pandemi  komentesh”, pro dhe kundër, në medie dhe në rrjetet sociale. Për koincidencë, po më 29 maj në Tiranë, plasi edhe skandali i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, i cili mashtroi publikisht  parlamentin me një akt  të paprecedentë, me bazë, po një akt dhune të ngjashëm, edhe si pamje, edhe nga egërsia e policëve të tij, me ndryshimin se, fatmirësisht, 15 -vjeçari shqiptar nuk pati fatin tragjik të qytetarit amerikan… Me humor, unë dhashë në facebook, në faqen e mikut tim Enver Bytyçi, këtë koment: “Thonë e shkruajnë” se në Minessota kanë shkruar se dhunën më të madhe e ka shkaktuar një turmë protestuesish socialistë shqiptarë, nga ata që qenë pjesëmarrës në demonstratën  e  21 janarit  2011 në Tiranë…! Thonë gjithashtu, se disa “janë” edhe nga ata që kanë shkuar në SHBA nëpërmjet lotarisë amerikane…” Nga një zë tjetër anonim u përhap thashethemi, që u kap në ajër e pa rënë në tokë nga “skifterë” të PD-së , se “socialisto-rilindasit shqiptarë”,prej 78 -vjetësh partizanë të flaktë të internacionalizmit  proletar, kanë dërguar një grup profesionistësh për protesta të dhunshme, si ajo e 21 janarit 2011, edhe me qëllimin për të ndihmuar  vëllëzërit e Partisë  Demokrate dhe sorosianë, që krahas tyre dhe koronavirusit, të dëmtojnë sa më shumë imazhin dhe mbështetjen e Trump për zgjedhjet e fillim nëntorit 2020,  e të japin kontributin e tyre për fitoren e kandidatit demokrat Joe Biden”.                                                                                                                                          Ndërsa më vonë, po me humor, më shkoi mendja edhe tek një pistë tjetër. Nga zëra të mirinformuar  pranë PS-Rilindjes, më erdhi në vesh informacioni se në Minessota kanë shkuar edhe plot demonstrues nga opozita shqiptare, edhe për të parë, edhe për të mësuar nëpërmjet veprimeve konkrete se si bëhen “protestat demokratike” në SHBA, që reklamohet si një ndër vendet  “kampionë  për demokraci dhe shtet ligjor”.  Kështu i mbyllet goja për kritika dhe qortime edhe ambasadores amerikane Juri Kim,  si dhe rruga e ndonjë deklarate shtypi nga ambasada e SHBA-së në Tiranë, kur të vijë ajo ditë, që në Tiranë, nga opozita e bashkuar shqiptare, të bëhet një demonstratë si ajo në Minesssotas,  apo si ato të tyre qëmoti… Nëse do të kishte ndonjë  reagim  kundërshtues dhe kritik  nga ambasada, liderët e opozitës së bashkuar shqiptare mund t’u përgjigjeshin flakë për flakë: Përse po reagoni kështu ndaj nesh? Ne kemi zbatuar pikë për pikë, pa e cënuar origjinalitetin dhe autorësinë, përvojën amerikane në Minessota dhe shtete të tjera të vendit tuaj”! Po “sipas këtij burimi socialisto-rilindas” thuhet se në Tiranë, në selinë e PD-së, “strategë dhe ekspertë të saj e të opozitës për demonstrata e protesta”,  po shikojnë disa herë dhe po analizojnë kronikat televizive nga protestat në Minessota, për të marrë përvojë e për ta zbatuar atë në protestat e pritshme të opozitës së bashkuar shqiptare. Deri tani nuk dihet ndonjë datë e saktë për fillimin e këtij seriali të ri protestash nga opozita e bashkuar shqiptare…! Gjithësesi, qysh tani, nga i njëjti  burim njoftohet se në selinë e PS-Rilindjes, ky informacion ka shkaktuar  tmerr e panik, aq sa Edi Ramës, Erion Braçes, Gramoz Ruçit, Sandër Lleshajt, Taulant Ballës, Elisa Spiropalit, Olta Xhaçkës, Ogerta Manastirliut, Linda Ballukut, Ulsi Manjës, Erion Veliajt, Ardi Veliut…, iu prishën planet e qejfeve për fundjavë si dhe gjumi, oreksi, humori…