Shkrimi i Majkos për Esat Pashë Toptanin, Bruçi: A mund ta shqipërojë dikush?!

503
Sigal

Nga Gjon Bruçi

JU LUTEM, A MUND TA SHQIPËROJË DIKUSH POSTIMIN E
PANDELI MAJKOS PËR ESAT TOPTANIN ?!

Ministri për Diasporën, socialisti Pandeli Majko, teksa kujton sot pervjetoirn e vrasjes se Esat Toptanit, shkruan se ai eshte simboli i keqtrajtuesit të interesit kombëtar.

Me nje shenim ne Facebook, Majko, thekson se “Vrasja e Esat Pashës ishte parathënie e mungesës sonë kolektive. Ai përfaqëson kufirin, ku lidershipi nga cilësi kthehet në anomali”Duke kujtuar qe varri i Esat Pashës ndodhet në varrezat e ushtarëve serbë në Francë, Majko shton se “Ministri i Mbrojtjes të Serbisë Vulin vendosi lule në varrin e Esat Pashë Toptanit për ripohuar standartin e Beogradit për miqësinë me shqiptarët”.

Postimi i Majkos:

Sot (13 qershor) është përvjetori e vrasjes së Esat Toptanit i cili do të mbetet një figurë kontraverse. Ai është simboli i keqtrajtuesit të interesit kombëtar.Esat Pashë Toptani në Luftën e Parë Botërore ishte palë me fitimtarët. Në historinë politike të shqiptarëve Esat Pashë Toptani ishte produkt i kundërshtive të interesave ndërkombëtare ndaj shqiptarëve.Esat Pashë Toptani mbivendosi interesin e pushtetit personal mbi atë kombëtar. Ai u dënua nga pasardhësit por u ndoq në mungesën e skrupujve që ai përcoi në luftën e pushtetit.Vrasja e Esat Pashës ishte parathënie e konfliktit politik në pluralizmin e kohës. Me vrasjen e atentatorit të tij, Avni Rustemit, u realizua përplasja e palëve që ishin bashkë në parlamentin e kohës së post-pavarësisë. Për historinë politike të Shqipërisë filloi kapitulli që opozita zhvillohej në migrim…Varri i Esat Pashës ndodhet në varrezat e ushtarëve serbë në Francë. Ministri i Mbrojtjes të Serbisë Vulin vendosi lule në varrin e Esat Pashë Toptanit për ripohuar standartin e Begradit për miqësinë me shqiptarët.Vrasja e Esat Pashës ishte parathënie e mungesës sonë kolektive. Ai përfaqëson kufirin, ku lidershipi nga cilësi kthehet në anomali.