Prokuroria e Përgjithshme sot duhet të hetojë!! Dylgjeri shpërthen ndaj Xhaçkës…

606
Sigal

Në një status në Facebook gazetari i njohur Ylli Dylgjeri ka publikuar garancitë që ka dhënë ministrja Xhaçka më 31 korrik lidhur me gadishmërinë e plotë dhe profesionalizimin e jashtëzakonshëm

“Se sa e dobët ishte gadishmëria dhe profesionalizmi i saj këtë e pa Shqipëria dhe gjithë bota, që kuptoi më së miri se pa mbështetjen, që erdhi nga Kosova dhe disa vende europiane katastrofa njerëzore do të ishte shume më e rëndë.

Çfarë proces riverifikimi e vlerësimi të kapaciteteve bëri Ministrja përpara përgjigjes që i dha Presidentit?

Prokuroria është përballe shqiptarëve dhe pyetja është: A do të hetojë për këtë shpërdorim të detyrës me pasoja katastrofike?

Ja postimi i plotë:

Zoti President i Republikës!

Po ju drejtohem Juve lidhur me korrespondencën publike Kthim përgjigje,
që ju ështe bërë nga Ministrja e Mbrojtjes
Olta Xhaçka.
Ja ku është dokumenti i firmosur nominalisht.
A ishte e vërtetë vëmëndja maksimale, përgatitja, kapacitetet reaguese dhe profesionalizmi për përballimin e pasojave të tërmeteve të 21 Shtatorit dhe 26 Nëndorit?
Prokuroria e Përgjithshme sot duhet të hetojë.
Faleminderit

Image may contain: text