Sigal

Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj

Krisma e pushkëve të djemve e vajzave matjanë

Përkujtimi i 75 vjetorit të Kryengritjes Popullore të Matit, kundër pushtuesve italianë e bashkëpunëtorëve të tij, është një eveniment i rëndësishëm i epopesë së LANÇ-it. Të gjitha meritat e kësaj kryengritje i shkojnë popullit atdhetar e liridashës të Matit dhe gjithë luftëtarëve të kësaj kryengritjeje mbarëpopullore, por dhe të gjithë partizanëve dhe luftëtarëve heroik të krahinë. Pikërisht më 31 Korrik 1943 e më pas krisma e pushkëve të djemve e vajzave matjanë të përfshirë në formacionet e mëdha partizane të UNÇSH, jehuan në të gjithë luginën e Matit nga Martaneshi, Kurdaria, Burgajeti, mali Dejës e Macukulli malor, të gërshetuara me luftën heroike të popullsisë Matit. Edhe sot përcillet i freskët, si dhe dje në luftë mesazhet se LANÇ-in e bënë bashkë, matjanë e labë, gegë e toskë, çamë e minoritar që u dhimbsej Atdheu, duke u bashkuar rreth platformës së Frontit NÇ dhe se shqiptari, kur ka qenë çështja për lirinë dhe pavarësinë e Atdheut, lënë mënjanë mëritë e hasmëritë dhe i kanë dalë zot vatanit duke u bashku si një trup i vetëm rreth tij. Këto mesazhe, burojnë dhe vijnë nga thellësitë e shekujve. Le të përmendim, krahas shumë Kuvende burrash, ku bëhej bashkimi i popullit dhe Kuvendin e Shënmërisë së Matit më 1595, apo atë mbarëshqiptar të Lezhës të vitit 1444 ku, kryetrimi i Labërisë, Gjergj Araniti, edhe pse i mbuluar me lavdinë e fitoreve të para mbi pushtuesit turq në trojet shqiptare, edhe pse më i moshuari në mes kryetrimash shqiptar kryeneç e krenar, duke lënë mënjanë egon, i ftoi pjesëmarrësit e përçarë të që të mirrnin armët dhe forcat e tyre nën komandën e kryetrimit Skënderbe, ky i fundit aq shumë i lidhur me krahinën e Matit. Ngjarjet e lavdishme të LANÇ-it, pavarësisht dëshirave, nuk do të jemi në gjendje të evokojmë të plotë lavdinë e saj. Ne duhet të mësojnë se si është marrë vesh populli matjan në Kuvenin e Bruçit, apo në kuvende të tjerë krahinorë e kombëtar gjatë LANÇ-it, populli shqiptar apo në Kuvende të mëdha, si në atë të Beunit në Vlorë më 1920-ën, në Prizrenin e Lidhjes Shqiptare të 1879 e më tej në thellësinë e shekujve, pa dallim të bindjeve politike, fetare e përkatësisë krahinore, sa herë Atdheu ka qenë në rrezik. Vullnetit të tij i janë bindur dhe prijësat që u dhimbej vatani.

Çeta partizane e Matit

Nga 31 korriku deri më 4 gusht 1943, çeta partizane e Matit me 3.000 matjanë të armatosur sulmoi garnizonin fashist në Burrel dhe Qafën e Buallit, duke çliruar dhe qytetin e Burrelit. Me 4 gusht, batalioni partisan i Dibrës çliroi Zerqanin dhe dy javë më vonë sulmoi dhe u shkaktoi dëme të mëdha forcave kryesore të një divizioni italian, që orvatej të kalonte nga Dibra në Mat. Në të njëjtën kohë partizanë të çetës së Matit, të çetës së Dajtit dhe të çetës Krujë-Ishëm i bënë një pritë të organizuar dhe tepër të fuqishme në Qafë Shtamë kolonës së ushtarëve që vinte nga Kruja në Burrel, për t’i ardhur në ndihmë garnizonit të rrethuar në Burrel. Ngjarjet e gushtit në Mat, në Dibër e në Qafë Shtamë treguan forcën e reparteve partizane dhe të popullit kryengritës të këtyre zonave. Komanda e çetës partizane të Matit propozoi që të goditej garnizoni italian i Burrelit. Paria e Matit nuk e kundërshtori, siç kishte vepruar në të gjitha rastet e propozimeve partizane më parë për veprime luftarake në këtë zone Ky vendim i përbashkët për të sulmuar armikun në Burrel, u pëlqye dhe nga Shtabi i Përgjithshëm, i cili dha dhe udhëzime të hollësishme, me të vetmin qëllim, që ta detyronte garnizonin italian të dorëzohet tek Ushtria Nacionaiçlirimtare. Për të kryer këtë veprim të madh luftarak, u vendos që të organizohej një kuvend i madh popullor me pjesëmarrjen e partizanëve, të forcave territorial e vullnetare të çdo fshati, si dhe me përfaqësues nga paria që endej e lëkundej për këtë luftë. Në këtë kuvend do të shtroheshin problemet për të luftuar italianët që ishin në Mat, lidhjen e marrëveshjes për të luftuar së bashku deri në çlirim, si dhe organizimin e kësaj mësymje me përmasa të mëdha për komandën e zonës.

Kuvendi historik i Bruçit

Kuvendi historik i Bruçit, i mbledhur më 26 korrik, me pjesëmarrjen e burrave të çdo fshati, i parapriu kryengritjes popullore matjane të 31 korrikut 1943, ku, mblodhi 400 burra nga krahina e Matit, Kthella e Lura, Seliat e Qaf Muhurri etj., dhe ashtu si dikur motit, dhanë fjalën e lidhën besën të luftojnë pushtuesin italian e të çlirojnë krahinën e tyre. Aty u vendos që të sulmoheshin garnizonet armike në Burrel, në Komsi e në Qafën e Buallit. Aty u zgjodh shtabi i forcave kryengritëse dhe u miratua plani i mësymjes. Krismat e pushkëve të 3.000 luftëtarëve vullnetare matjanë dhe të formacioneve partizane të krahinës dhe të disa rretheve fqinjë kundër garnizoneve fashiste të fortifikuara në Burrel, në Komsi e në Qafë Buall, në pritat e bëra sidomos në Qaf Shtamë e në Suç por edhe në gjithë drejtimet nga vinte armiku, në kuadrin e operacionit të tij, për t’u futur në krahinën e Matit, e kthyen Matin në një vullkan të zjarrtë të lirisë. Shtabi i kryengritjes kishte siguruar bashkëpunim të mirë dhe me çetat partizane të “Krujë-Ishëm” dhe të “Dajtit”, të cilat do të ishin në gatishmëri dhe do të zinin e bllokonin rrugën e Qafë Shtamës. Ndërsa batalionet e Martaneshit dhe të Çermenikës do vepronin në Qafë të Buallit në rrugën Burrel-Peshkopi. Po në këtë drejtim vepronte dhe batalioni i Dibrës. Forcat kryesore do të sulmonin garnizonin Italian të Burrelit, ndërsa forcat ndihmëse do të sulmonin sipas drejtimeve të përcaktuara më parë, për t’i bllokuar të gjitha mundësitë garnizonit të Burrelit për dorëzim. Para fillimit të mësymjes ju dërgua një ultimatum (traditën kjo e kryengritjeve popullore të zonës) komandës së garnizonit në Burrel. Midis të tjerash shkruhej se “dorëzimin pa qëndresë ju siguron shpëtimin e gjithë personelit civil dhe ushtarak italian e shqiptar…”.Përreth garnizoneve, italianët kishin ndërtuar fortifikata betonarmeje, këto të lidhur me transhe, si dhe me bunker deri në tre kate. Të tre gamizonei që do sulmoheshin ishin të qarkuar nga disa radhë pengesash me tela me gjemba. Dhe natën kishte prozhektorë të fuqishëm për ndriçim. Forcat armike ishin përqëndruar në tri qendra, ndërsa forcat kryengritëse ishin të përqëndruar rreth këtyre garnizoneve, si dhe një pjesë forcave në ruajtje të grykave dhe të rrugëve që lidhnin këto garnizone. Komanda e garnizonit nuk e mori parasysh ultimatumin, dhe papritur të vinte mesnata, kryengritësit sulmuan qytetin e Burrelit dhe mbas një ore luftimi morën prefekturën, godinat e administratës fashiste. Partizanët hapën burgun dhe liruan 200 të burgosur, ndërsa xhandarët shqiptarë rreth 250 veta u shpartalluan dhe një pjesë u dorëzua e të tjerët u shpërndanë.

Kryengritja e Matit

Sulmi kundër kazermave në Burrel dhe në Gërman (Komsi) shpërtheu pas mesit të natës më datë 1 gusht, nga të gjitha forcat e përcaktuara. Kështu duke gdhirë datë 1 gusht forcat partizane e vullnetare ndodheshin në pozicione të zbuluara, nën zjarrin e fortë të armikut dhe të goditjes së vazhdueshme të aeroplanëve armiq, që vinin nga Tirana. Si në Burrel e në Komsi, po ashtu dhe në Bulqizë, sulmet partizane nuk dhanë përfundimet e dëshiruara, dorëzimin ose asgjësimin e armikut, luftimet vazhduan vetëm me zjarr nga pozicionet. Italianët e bllokuar në kazermat e rrethuara me fortifikata harxhonin pa kursim predhat, duke mbetur me shpresë të vinin forca nga jashtë tyre për t’i shpëtuar. Pushtuesit italianë megjithese e shtinë në dorë përsëri qytetin e Burrelit, nuk arritën që të vendosnin më administratën e tyre. Kështu që për gati një muaj deri më 28 gusht, italianët nuk e çanë dot rrethimin e vendosur nga kryengritësit matjanë. Rezistenca e popullit dhe e forcave pjesëmarrës ishte në lartësin e duhur. Kjo kryengritje u lidh ngushtë edhe me zonat fqinje të Tiranës, veçanërisht të Dibrës, vijoi deri në kapituliimin e Italisë. Kryengritja e Matit ishte goditje e rëndë për pushtuesin italian. Gjatë luftime në krahinën e Matit armikut ju vranë dhe plagosën mjaft ushtarë e oficerë italianë. Për hakmarrje fashistët dogjën qytetin e Burrelit e të Klosit, si dhe me dhjetëra fshatra përreth Burrelit e gjatë rrugëve automobilistike, vranë me dhjetra burra, gra e fëmijë. Përkujtimi i kësaj ngjarje madhore të LANÇ-it, ka vlera si nga ana historike, të traditës, por dhe nga ana ushtarake, e cila në vijimësi duhet studiura dhe ngritur në lartësinë e memories së kombit.