Pali Nito: Vjedhjet dhe grabitjet e dhunshme po bëjnë kërdinë, policia dhe policët kushedi ku janë e më kë pinë

218
Sigal

Vjedhjet dhe grabitjet po bëjnë kërdinë. Policia dhe policët kushedi ku janë e ku pinë

 

Vjedhjet dhe grabitjet e dhunshme po bëjnë kërdinë sepse: nuk ka kontrolle të vijueshme dhe kërkesë të lartë llogarie në komisariatet e rretheve e të qarqeve .

Kohët e fundit vjedhjet dhe grabitjet me dhunë barbare janë bërë një rutinë recitiviste dhe tepër shqetësuese për sigurinë e pronës dhe jetës së njerëzve. Nuk e teproj aspak të them se kjo gjëndje duhet të shërbejë si një kambanë alarmi për policinë e shtetit, e cila përballë kësaj situate aspak normale duhet të reagojë me reflekse të shpejta dhe me tërë forcën e ligjit dhe me zero tolerancë. Për të trajtuar këtë problematikë shqetësuese e tepër serioze mora shkas nga ngjarja e rëndë në fshatin Nikël të rrethit të Krujës ku një bandë kriminale prej 10 personash sulmuan barbarisht dhe mizorisht biznesmenin Nazmi Çangu, të cilit i prenë edhe gishtin me gërshërë dhe i grabitën 100.000 Euro. Është për t’u theksuar se fshati Nikël jo vetëm prodhon, por edhe eksporton krim në qytetet dhe fshatrat për rreth: fakt ky që duhet të vlerësohet e të menaxhohet nga organet përkatëse e ligjzbatuese. Është për t’u nënvizuar fakti se objekt dhe shenjestër e vjedhjeve dhe grabitjeve të dhunshme janë bërë biznesmenët, tregtarët, kambistët, familjet që ndihmohen me euro nga fëmijët dhe të afërmit në emigracion. Pensionistët e vetmuar, si dhe grupet kriminale rivale që prodhojnë dhe trafikojnë lëndë narkotike, si dhe familjet që kanë hasmëri dhe larje hesapesh midis tyre. I tillë ishte ekzekutimi i biznesmenit të njohur fierak Demir Backa ku shkak i ekzekutimit, dyshohet të jetë konflikti midis dy grupeve kriminale. Vjedhjet dhe grabitjet e dhunshme po bëjnë kërdinë sepse:

Së pari, nuk ka kontrolle të vijueshme dhe kërkesë të lartë llogarie në komisariatet e rretheve e të qarqeve .

Së dyti, nuk skedohen dhe survejohen në kohë elementët që përbëjnë rrezikshmëri të lartë shoqërore .

Së treti, ka jo pak raste që efektivë të plicisë e kryesisht kuadro që bëhen vetë protagonistë në ngjarjet e ndryshme kriminale duke cënuar dhe dëmtuar rëndë rendin dhe sigurinë brënda vetë rendit e, që është me të vërtetë paradoksale.

Ka jo pak raste që efektivë të plicisë e kryesisht kuadro që bëhen vetë protagonistë në ngjarjet e ndryshme kriminale duke cënuar dhe dëmtuar rëndë rendin dhe sigurinë brënda vetë rendit e, që është me të vërtetë paradoksale.

Së katërti, nuk kemi parë e dëgjuar që të thirret e të japë llogari ndonjë drejtor policie në seancë të posaçme parlamentare për rastet kur ndodhin ngjarje të rënda kriminale në kohën që diskutohet dhe debatohet në seanca parlamentare: për çështje krejt të parëndësishme, për akuza dhe kundër akuza, apo për ç’je ti e ç’jam unë, apo për ma ke ta kam fjalë të kota e të kurrëfarë rëndësie. Ngjarjet që përmëndëm më sipër si ajo e fshatit Nikël dhe ajo e Fierit, ndonëse njëra më e rëndë se tjetra asnjëra prej tyre nuk është zbardhur dhe akoma nuk janë kapur autorët. Çfarë bën dhe ku është policia 12000-jëshe. Ka ikur në drejtim të paditur apo hanë e pin , bëjnë orgji diku dhe relaksohen ?!

Pra kemi jo pak, por 12000 policë të armatosur e të paisur me të gjitha mjetet logjistike e që paguhen nga xhepat e zbrazur e të shkundur të taksapaguesve shqiptar . Para dy javësh ministria e brendshme dhe mediat prezantuan me tam – tame të mëdha kryepolicin , zotin Nano si të fortin e lagjes por deri tani nuk po shohim ndonjë përmirësim në punën për zbulimin dhe parandalimin e akteve kriminale, përveçse disa masa organizative në emërime në komisariate të rretheve e të qarqeve. Zoti Nano! Populli ynë ka një thënie të mënçur “Nuk bëhet vreshti me lutje dhe me urata, por me kazma e lopata”. Pra duhet punë, punë dhe impenjim e përkushtim profesional maksimal.