Akademik Artan Fuga: Ore, po budallallëku, a parashikohet?!

458
Sigal

Ore, po budallallëku, a parashikohet?!

Prof. Artan Fuga

-Po tajfunet që afrohen nga oqeani dhe shkatërrojnë krahina të tëra vendesh shtetesh të fuqishme si Bahamasi? Furtuna e fuqishme, ardhja e asteroideve, po ardhja e gripit që vret mijëra njerëz?

-Po se kur do të shuhet Dielli a parashikohet?

-Po kush fiton ndeshjen të dielën tjetër midis Teutës dhe Lokomotivës?

-Jo! Thonë budallenjtë, janë punët të Zotit ato! – ia plas njeri.

-Nuk parashikohen – ia pret tjetra që partia e ka graduar ministre direkt nga arat me misër. E shumta, mbani o kalamaj një jastëk në çantë dhe vëreni në kokë kur të bjerë tërmeti dhe ikni nga dritaret!

-Uauuuauauaaaaaa!

-Ore, po budallallëku, a parashikohet?

-Parashikohen tërmetet o posssiiii! – ia plas pas pilafit kur i del basti njërit nga Qiproja a nga Madagaskari. Po ku ishe o t’u mbylltë para sesa të binte tërmeti!!!

-Ahaaaaaa! Nuk doje panik? Pse Çikago është Tirana që bllokohet nga veturat si nëpër filma me vullkane!!! Ne ia japim vrapit, a derëzi! Mos na qaj hallin!