Sot “Foltorja” e Kamzës/ Mijra qytetarë të Kamzës, Paskuqanit, Fush-Krujës, Vorës, Laprakës kuvendojnë me liderin e tyre historik

226
Sigal

Mbi 20 mijë qytetarë nga Tirana, Lezha, Vora, Kamza, Shkodra, Durrësi, protestuesit nga Lapraka, Paskuqani, dhe pjesmarrës nga qytete të tjera,të gjithë në ‘Foltoren’ e Kamzës që mbahet sot Lideri historik demokrat, Sali Berisha, ka njoftuar zyrtarisht mbajtjen e Foltores së Kamzës të martën në orën 17:00. Takimi do të zhvillohet në Pallatin e Kulturës. Kjo është një nga Foltoret me pjesmarrjen më të gjerë të qytetarëve, dhe jo vetëm të demokratëve. Kjo sigurisht që vjen si pasojë e ngjalljes së shpresës tek njerëzit e thjeshtë, që shohin tek ajo dritë në fund të tunelit, ku varfëria e skamja pak nga pak ua merr frymën. Kjo Foltore jo vetëm që ngjall shpresat tek njerëzit për të jetuar në vendin e vet e për të mos marrë rrugët e botës, sikur ka ndodhur me shqiptarët ku gati 500 mijë janë larguar prej krimit, pasigurisë, mungesave në drejtësi, shëndetësi, arsim, pra kudo. Mbajtja e Foltoreve pothuaj në të gjitha qytetet e Shqipërisë dhe fakti që në të gjitha ajo u prit me një entuziazëm të jashtëzakonshëm do të thotë shumë, si për ringritjen e Partisë Demokratike, ashtu edhe për ringritjen e çdo qytetari të këtij vendi. Bashkëbisedimi i liderit historik Berisha me qytetarët e thjeshtë, durimi dhe mbështetja që ai përcolli, po sigurisht edhe njohja e gabimeve të veta, deklarimi se baza është primare në vendimmarrjet brenda PD, sepse vetëm kështu funksionon demokracia e vërtetë, nxjerrja përpara ligjit kujtdo që e ka shkelur e abuzuar me fondet publike, pra me taksat, me mundin e djersën e e tyre, ka sjellë edhe këtë interesim të paparë për të qenë të pranishëm në Foltore, dhe jo vetëm, por edhe në vendimet që do merren për të mirën e përbashkët.