Miltiadh M. Muçi: Mirëseerdhe midis pensionistëve

255
Sigal

i pazëvendësueshmi Gramoz”

 

        M’u rikthyen pamjet e takimeve të shokut Enver. Gjithçka ishte shëmbëlltyrë e të shkuarës, si ajo e seancës plenare të parlamentit, kur ministrja e krahut të majtë në podium i ofroi kartëpecetat të pastronte bojën në fytyrë, që deputeti “gagaçi” i opozitës ia hodhi.

 

“Të na rrosh sa malet shoku Gramoz…”, ishtë ky urimi që Edi Rama i bëri para popullit dhe delegatëve të “Kongresit të Jashtëzakonshëm” të PS-së, shokut Gramoz, i cili në fjalën e tij të hapjes njoftoi se, në muajin shtator do të dorëzojë mandatin e deputetit dhe çdo funksion tjetër. Urim i tillë ka qenë thirrja e udhëheqësve të Partisë së Punës, që hera-herës e bënin në evenimente si ky dhe në takimet e shokut Enver “gju më gju me popullin”. Dhe vërtetë, në 10 shtator sikurse premtoi e realizoi vendimin e marrë.

Në shtator të vitit 2017, para katër vitesh, kur pritej të krijohej qeveria Rama 2, kam shkruar në këtë gazetë opinionin: “Kryeministri i vjetër që zgjodhi Kryeparlamentarin e ri”, dhe e nisja: “Dy muaj më pas zgjedhjeve, Edi Rama mblodhi Asamblenë e PS-së, ku shpalosi strategjinë si do ta drejtojë timonin i vetëm, dhe me një forcë të re do të mbushte tepsinë, sikurse e mësuam në takimin e Llogarasë, kjo do të jetë PS-ja Plus. Le të presim çfarë Edi do të na zbulojë pas kësaj?

Enigma e parë që zbuloi ishte: kush do të drejtonte Kuvendin e Ri të Shqipërisë, ndërsa u duk sikur i harroi prezantimet e ministrive të rikonstrukturuara të qeverisë së re dhe të ministrave. Ky ishte Gramoz Ruçi, numri 2 i PS-së, që vite më parë i qëndroi Ramës më pranë se kushdo, për t’u bërë timonieri i PS-së, i cili në vitet më pas u tregua i gatshëm të largonte socialistë të rinj në moshë, ndërsa të preferuarin e tij ish – ministrin e fundit të Partisë së Punës, ekuivalentin e Berishës, sekretarin e byrosë së partisë mëmë në QSUT-ën Nënë Tereza, dhjetoristin e desantuar në protestën e madhe popullore, të Qytetit Studenti në vitin ’90, vendosi ta bëj Kryetar të Kuvendit. Padyshim se për Ramën, Asamblenë e PS-së dhe anëtarët e saj Gramozi e meritonte, por kurrsesi jo në krye të institucionit më të rëndësishëm si Kuvendi i Shqipërisë, duke qenë personazhi më i diskutuar në opinionin publik vendas dhe më tepër atë perëndimor”, e mbyllja paragrafin e shkrimit të shtatorit të vitit 2017.

Ndryshe nga katër vite më parë në shtator 2021, me qeverisjen e Rama 3, mendohej që Gramozi të ishte kandidati kryesor për t’u bërë President i Republikës, dhe nuk është fjala nëse Gjykata Kushtetuese do të “rrëzojë” Presidentin aktual Ilir Meta. Por Gramozi me fjalën e tij e shpalli se do linte mandatin e deputetit, dhe nuk do të pranonte poste drejtuese në parti. U fol se kjo ishte e papritur për figurat aktuale drejtuese të partisë, Ramën e Ballën, por i dyti kishte parapërgatitur median kur tha, në kongres do të ketë surpriza. Kështu ndodhi., Edi e mori fjalën pas Gramozit i mallëngjyer, gati-gati të lotonte dhe foli aq shumë për atë, sa delegatët nuk e kuptonin se kishin ardhur të ndiqnin punimet e kongresit apo të përcillnin Gramozin. Sa keq ju erdhi aq shumë e uruan të ketë shëndet, prandaj edhe Edi e përfundoi fjalën me thirjen: “Të na rrosh sa malet shoku Gramoz”.

M’u rikthyen pamjet e takimeve të shokut Enver. Gjithçka ishte shëmbëlltyrë e të shkuarës, si ajo e seancës plenare të parlamentit, kur ministrja e krahut të majtë në podium i ofroi kartëpecetat të pastronte bojën në fytyrë, që deputeti “gagaçi” i opozitës ia hodhi. Por Edi nuk u tut, si mos të kishte ndodhur asgjë. Përkundrazi e kemi parë dhe do të shohim në ekranet televizivë, që hera herës ministrja e krahason me Heroin Kombëtar Skënderbe.

Kur kanë kaluar kaq shumë vite, nisën të ndodhin disa zhvillime që shqiptarët prisnin shumë më

tepër. Familja Berisha u shpall “non grata” për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të tjerë priten ta pësojnë sidomos nga politikanët e brezit më të vjetër, ish ministra dhe më të rinjtë supermenë të korruptuar. Opinioni i shëndoshë qytetar ka vite që pret. Me sa duket do të kemi vetingun, që nga populli është kërkuar të bëhet edhe në nivelet e larta të politikës e qeverisjes. Le të presim nëse do të ndodhë vërtetë kështu!

Gramozi e dorëzon mandatin, kur prokurorë të Tiranës dorëzojnë dosjet e punës. A thua se është rastësi?! Ndërsa unë, dy vite më parë i jam drejtuar si “bashkëqytetarit tim tepelenas”, ndërsa sot i them: “Të rrosh sa malet Gramoz”, sepse ke bërë shumë për Tepelenën, së bashku me Edin, por më shumë për veten tuaj, për Rusmalin, Bazen, Taren, Peçin dhe “klientë” të tjerë si Ahmetajn, Kumbaron, për këdo e kudo që keni dashur. Për të shumtin popull vetëm se keni shkatërruar veçanërisht në “Gjerdanin e trashëgimisë kulturore”, Leklin. Por Gramozi ka dhe një meritë të madhe se, ndryshe nga fshatra të tjerë të Tepelenës, për disa dekada në fshatin e tij Salari dhe fshatin tim Lekël, ku shkatërroi burimin objekt të trashëgimisë kulturore dhe jetën e banorëve të tij, “asnjëherë nuk është mbjellë asnjë rrënjë kanabis sativa”.

Dhe do ta mbyll, të mos ndodhë edhe me Gramozin si me Berishën, që e dha dorëheqjen nga kryetari i PD të zëvendësuar nga Basha, por realisht për tetë vjet vazhdonte të ishte kryetar i saj, sepse Edi në takimin e organizuar me deputetët e vjetër dhe të rinj bëri të qartë: ”Gramozi në Partinë Socialiste mbetet krahu im i djathtë”. Ndërsa vetë Gramozi pas mbledhjes së asamblesë, ku kryeministri shpalli pjesëtarët e qeverisë së re, sa duket për ta “korrigjuar” Edin ju përgjegj gazetarëve: “mbetem socialist, familjar dhe gjysh”.

Unë e besoj se, duke mbetur edhe salarjot, si besimtar i denjë që është do ta mbajë fjalën, dhe  nuk përjashtohet mundësia një ditë të kthehet në Salari, si para disa vitesh u kthye në fshatin e tij presidenti iranian Muhamed Mahmud Ahmedinezhad. Prandaj, nëse Edi me socialistët e uruan: “Të na rrosh sa malet shoku Gramoz”, si bashkëqytetar tepelenas që më kanë nxjerrë në pension 49 vjeç, atë edhe pse në moshën 70 vjeç e uroj: “Mirëse na vjen i pazëvendësueshmi Gramoz”.