Presidenti Meta dekreton Edi Rama si kryeministër

257
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar më 11 shtator Edi Ramën si Kryeministrin e Shqipërisë.

Një ditë më parë, më 10 shtator 2021, u mbajtën dy seancat e para plenare të kësaj legjislature të re, ku u votua dhe me 79 vota pro, u zgjodh edhe kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Në dekretin e firmosur nga kreu i shtetit, thuhet:

“Në mbështetje të neneve 93 dhe 96, pika 1, të Kushtetutës, pas zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë të datës 25.04.2021, rezultati përfundimtar i të cilave është shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes Vendimit nr. 21, datë 13.07.2021, të Komisionit Rregullator, sot më datë 10.09.2021, në fillim të Legjislaturës së X-të, pas thirrjes dhe zhvillimit të mbledhjes së parë të Kuvendit të porsazgjedhur, sipas propozimit me nr. 216 prot., datë 2.9.2021, të Partisë Socialiste të Shqipërisë, parti kjo që rezulton se ka shumicën e vendeve në Kuvend,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zoti Edi Rama, emërohet Kryeministër i Republikës së Shqipërisë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 13 210

Tiranë, më 10.09.2021

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META