Kryeministri “fluturon” online

306
Mirela Karrabina Cerraga
Një sondazh allasoj, që veç kjo qeveri mund ta bëj, na paska nxjerrë që mësimi online qenka edhe më i mirë se mësimi në klasë, të gjithë qenkan shumë të lumtur nxënës, mësues, prindër dhe raportet mes tyre qenkan përmirësua shumë, pra:
-mbi 95% e nxënësve shumë të kënaqur me mësimin në shtëpi megjithëse nuk kuptojnë se çfarë bëjnë;
-mbi 95% e prindërve të kënaqur me mësimin e fëmijëve megjithëse janë kthyer në mësues pa qenë mësues dhe që nuk i ndihmojë dot fëmijët;
-mbi 90% e mësuesve të kënaqur megjithëse punojnë 10 orë në ditë nga 5 dhe qeveria i shkurton dhe pagën;
Pra, mësim në orbitë, arsimi në ajër më i mirë se në tokë!
Këtë kishte parasysh Kryeministri kur foli për gjeneratën tjetër, gjeneratë në fluturim…
Sigal