Klodi Stralla: Turp përfaqësimi nga  një person i tillë!

371
Sigal

Nëse dikujt do t’i vihej përpara nje foto e tillë dhe do t’i kërkohej mendim se çfarë paraqet, përgjigjet do të ishin të shumta e të ndryshme. – Nëse ai nuk ka dijeni se botën e ka kapluar Covidi19, do të thosh se kjo foto i përket një kllouni cirku, një gaztori, nga ata që bëjnë për të qeshur fëmijët.  -Nëse do të kish dijeni për pandeminë, si dhe për urdhërin e qeverisë për të mbajtur maskë me detyrim, do të thoshte se, në këtë rast, kemi të bëjmë me një individ që ka qejf  të sillet dhe paraqitet ndryshe nga të tjerët, në veshje, në fjalor, pse jo edhe në llojin e maskave që mban. Të tillë bota ka shumë; ata si prishin punë askujt, mbas vetes! – Por nëse do t’i thuhej se ky njeri është kryeministri i vendit, me siguri do të habitej dhe do të thosh: Si është e mundur?! Turpi është i juaji, jo i tij, që pranoni t’u përfaqësojë një person i tillë!