Kastriot Islami: Nuk është çudi që ndërkombëtarët të jenë të kompromentuar

743
Sigal

Ish-kryetari i Kuvendit dhe ish-ministri i jashtëm, Kastriot Islami, në një intervistë televizive të disa ditëve më parë, foli ndër të tjera dhe për ndërkombëtarët që janë përfaqësues në Shqipëri.

Në veçanti, Islami u ndal te euro-parlamentari Knut Fleckenstein, të cilin e cilësoi si një njeri të pashkolluar dhe të paformuar, duke u shprehur, se i vetmi vlerësim që duhet bërë për të: Është se ai përfaqëson Gjermaninë. Gjithashtu Kastriot Islami solli shembullin e një zyrtari të lartë, Presidentin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, i cili u kap me prostitucion dhe me korrupsion, ndaj Islami u shpreh se kur një zyrtar aq i lartë është i korruptuar, atëherë nuk do të ishte çudi që edhe ndërkombëtarët që janë në Shqipëri, të jenë të kompromentuar.

Unë kam qenë në Këshillin e Evropës, kam qenë raportues për Gjeorgjinë siç është Fleckenstein për Shqipërinë. Pra, Fleckenstein, po ta marrësh nga pikëpamja e shkollës, unë kam doktoratë Franceze e Gjermane, kurse Fleckenstein është pa shkollë.

Pra, nuk më habitin  shumë ato që thonë për Fleckenstein. Nuk me habit fare kjo gjë në planin personal, bile e përbuz e neveris nga pikëpamja e formimit dhe nuk denjoj të flas me atë nga pikëpamja e formimit, sepse ai nuk ka as formimin, as gradat e mia shkencore, asnjë gjë.

Por po flas në planin politik. Sigurisht ai përfaqëson Gjermaninë dhe duhet pasur shumë kujdes në planin politik. Por në planin politik ka ndodhur edhe një gjë tjetër kohët e fundit.

Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku janë anëtarë 47 deputetë nga 47 vende të ndryshme; gjermanë, francezë etj., ka rënë në kurthin e diplomacisë së havjarit, e kanë kapur me prostitucion dhe me para, dhe e kanë dënuar, duke e larguar si President i Asamblesë Parlamentare.

Pra, nuk është ndonjë çudi. Mendo kur një figurë kaq e madhe si Presidenti i Asamblesë Parlamentare është i korruptuar, i kompromentuar nëpërmjet ‘diplomacisë havjarit’. Mua nuk më duket habi që Rama me paratë e kanabisit mos  të ketë kompromentuar dhe një figurë tjetër, një nga të cilat mund të ishte dhe Fleckenstein.

Kur lidershipi autoritar dhe i korruptuar i Azerbajxhanit përdori lekët e havjarit. (Havjari është një vezë peshku shumë e shtrenjtë), prandaj ia kam vënë emrin ‘diplomacia e havjarit’ për të emërtuar personazhe të kompromentuar, të cilët shkruajnë raporte për Azerbajxhanin se, gjoja zgjedhjet ishin me standarde, kur ato ishin jashtë standardeve demokratike, të njëjtën gjë ka bërë dhe Rama.

Prandaj nuk më duket aspak habi që figura kaq të mëdha, një nga figurat më të mëdha të OSBE-së, OSBE është një nga mekanizmat figura më e madhe e Këshillit të Evropës, është kompromentuar. Nuk më duket aspak çudi që personazhe si këta që vijnë në Shqipëri, e që e quajnë Shqipërinë gati një fshat afrikan, të jenë edhe të krompromentuar.” -deklaroi Kastriot Islami.