Ilir Demalia: Talebani Edi Rama, rrugë të mbarë në sundimin tuaj!

359
Sigal

Nga Ilir Demalia

Talebani Edi Rama, rrugë të mbarë në sundimin tuaj, tashmë keni nën kontroll gjithçka deri në ditën e gjykimit.

Në maj 1969 regjimi komunist, nën frymën e Revolucionit Kulturor Kinez, hodhi në erë Kishën e Shën Marisë me dinamit e ndërtuar në shekullin e XII. Në këtë Kishë kishte vënë kurorën e martesës Gjergj Kastriot Skëndërbeu me Donika Gjergj Arianiti.

Në 2/11/2010 Edi Rama, deklaronte ne cilësinë e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, “Nuk pranoj dot talebanizmin në raport me objektet, sepse i çfardo forme qoftë dhe në çfarë forme u realizoftë është talebanizëm Taleban ishte Enver Hoxha dhe regjimi i tij që i hynë me dinamit dhe hodhën në erë 2400 kusur Kisha dhe Kapela Romane, që dogjën 300 e kusur mij vepra arti fetar dhe libra fetar.
Pra të bësh atë që bënte Enver Hoxha me trashëgiminë kulturore dhe historike të këtij vendi ju siguroj se këtë nuk do tabënte as një vend europian, siç nuk e kanë bërë.”

Edi Rama, pasi shëmbi stadiumin, kinematë dhe gjithçka të kujtesës dhe trashëgimisë kulturore dhe historike, ka vendosur, që si trashëgimi kulturore Tirana do të këtë vetëm Pallatet Shallvareve të Spiro Kolekës dhe Tiranën “moderne” të Edi Ramës.

Sot prishja e Teatrit Kombëtar nuk është as më pak e as më shumë, por një prishje e tempullit të jetës sociale, kulturore, politke të pretencave të dënimit me vdekje të elitës perendimore të vëndit ne 1945.
Një prishje e njëjtë që i bënë talebanët komunistë shqiptarë objekteve te kultit dhe leteratures e objekteve të artit në frymën e revolucionin kulturor kinez.
Me këtë ata krijuan një humnerë shpirtërore, morale, etike duke krijuar njeriun e ri taleban që Edi Rama është shëmbëlltyra më e mirë, që e tregoi sot me shëmbjen e gurit të fundit të kujtesës historike dhe ashtu si talibani Enver Hoxha që hodhi në erë Kishën e shekullit XII të Vaut Dejës, ashtu talibani Rama, shembi sot Teatrin Kombëtar.

Forca e Edi Ramës dhe e gjithë sunduesve në historinë e Shqipërisë, qëndron tek pandërgjegja, pakoshienca, pafuqia reaguese kundër padrejtësise dhe vlerave kulturore, historike, morale të një populli tashmë i neneshtruar në të gjitha drejtimet.