Ilir Demalia: Sa poshtë ke ra Tironë!

401
Sigal

Nga Ilir Demalia

SA POSHTË KE RA TIRONË! VENDOS PËR TIRONËN BALLA, LALI ERI, SANDER LESHI DHE SKICOFRENI RAMA.

Taulant Balla sot:
“Teatrit Kombëtar ishte godinë që nisi si kazermë për ushtrinë pushtuese italiane dhe nuk i bënte nder aspak kryeqytetit të Shqipërisë në 2020. Në 100 vjetorin e Tiranës fillimi i punimeve të ndërtesës së Teatrit Kombëtar i bën nder.Mazhoranca është e vendosur për të ndërtuar sa më shpejt Teatrin e ri dhe të zhvillojnë zonën pas godinës, e cila sipas projektit fillestar do të ngrihen kullat.”

Me logjikën e këtyre gërçekarëve dhe KM-së, me 60 anëtarët e këshillit Bashkiak, ku vetëm njëri qenka i lindur në TIRONË, dhe me toboret e INST e të tjera gazerma gërçekarësh të Rilindjes, i bie që meqë Teatri ka qenë “ndërtim fashist’ të fillojmë të shëmbim të gjithë ndërtimet fashiste; Stadiumin Kombëtar e shembëm, Kinematë po, tani të ja fillojmë të shëmbim Universitetitn, ministritë, dhe . . . të ndërtojmë Rilindjen urbane të Rilindjes Gërçekare me lidhje të trashëgimisë historike pallatet e Shallvareve të shokut Spiro Koleka.

Fajin nuk e keni ju! Fajin e ka populli TIRONËS që j’u la juve dhe para-ardhësit tuaj, të nënshtrojnë dhe shkatërrojnë TIRONËN në këtë farë derexheje sa që nuk ka më asnjë gjurmë. Dhe jo vetëm, por si vetë fytyra provinciale e GËRÇEKARËVE te Rilindjes se Revolucionit te skicofrenit qe drejton këto detashmente, është jo kryeqyteti, por katundi më i shëmtuar sot në Europë dhe më gjërë.

Ju që varrosët Tironën, do të vijë dita, që do të varroseni vetë në ato gëmadha që keni ngritur me pastrim te parasë së trafiqeve, korrupsionit dhe krimit të organizuar me oligarkinë kriminale ekonomike.