“Teatri”, Presidenti Meta: Të bashkuar deri në fund! Kush nuk dënon dhunën është nxitës i saj

291
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Meta ka qenë i ashpër në reagimet e tij dhe ka deklaruar se ky krim mafioz nuk do të amnistohet asnjëherë.

Sot presidenti ka publikuar në Facebook, pamje të dhunës policore ndaj artistëve, aktivistëve dhe qytetarëve.

Reagimi i plotë i Presidentit llir Meta:

Kjo dhunë ka vetëm një emër dhe një adresë!

Kush hesht dhe nuk guxon ta dënojë është bashkëfajtor dhe nxitës i saj!

Kjo dhunë ka vetëm një emër dhe një adresë!

Kush hesht dhe nuk guxon ta dënojë është bashkëfajtor dhe nxitës i saj!

Kurajë qytetare dhe solidaritet!

Demokracia nuk dhurohet, por mbrohet dhe fitohet!

Të bashkuar deri në fund, me dashuri për Shqipërinë europiane!