Gentian Çala: Fija e barit që nuk e shpëton nga mbytja

296
Sigal

Nga Gentian Çala

Rama sapo luajti bllofin e tij me ndryshimin e sistemit zgjedhor, e cila sipas tij nënkupton që të kemi lista të hapura dhe mungesën e koalicioneve parazgjedhore. Them që luan bllofin, pasi Ai e di mirë që marrëveshja e arritur ka miratimin e të gjithë partnerëve. Kjo si duket bëhet për të testuar durimin e të gjithëve, sepse për Ramën është thjesht një fije bari që nuk e shpëton nga mbytja politike. Rama pazarxhi nga natyra dhe i pabesueshëm në marrëveshje politike, edhe kësaj here nuk na zhgënjeu. Ai ka nisur rrokullimën dhe marifetet nuk e shpëtojnë më. Opozita ia doli ta nxjerrë zbuluar përpara ndërkombëtarëve se çfarë është në gjendje të bëjë ky sharlatan politik. Ai e di mirë që çfarëdo sistemi që të miratohet dhe sido që të shkohet në zgjedhje, shqiptarët do ta ndëshkojnë me votë, por nuk do që kjo të duket si fitore e opozitës që në momentin e miratimit të Reformës Zgjedhore të dakordësuar në Kuvend. Rama po zgjedh konfrontimin me këdo në emër të pushtetit të tij. Ai nuk merr vesh nga trajektoret në politikë, ku gjithçka e ka një fund dhe ikja me dinjitet nuk është në skenaret e mendjes së tij. Ky është nga ato momentet që partnerët nuk i falin. Bllofin më të madh po i luan vetes, ku një ikje me traumë nga pushteti mund ti kushtojë më shumë atij vetë. Ai duhet që të ndjekë arsyen dhe tu mbahet marrëveshjeve sepse humbja politike e një palë zgjedhjeve nuk është fundi i botës, por një mundësi për ndryshim.