Abi Malltezi: Keqardhje / Pengje 2021

286
Qysh te nesermen e 25 Prillit u pa qarte roli i rende qe krimi dhe korrupsioni kish luajtur ne keto zgjedhje. Keqardhje per pritshmerite dhe lodhjen e shume kolegeve qe besuan tek permiresimi i vendit permes ideve dhe punes se ndershme dhe trishtuese per vendin dhe fatet e shume shqiptareve qe mjerimi e frika i ka kapur per fyti dhe nuk jane te lire te zgjedhin sipas deshires, por nen presion, frike per jeten per vendin e punes apo per kafshaten e perditshme.
Natyrisht shumicen e pikave dhe shqetesimeve perfshi disa gabime te perseritura te PD do i le per t’i diskutuar ne mbledhje te forumeve te PD, por sot dua te ndaj vec disa pengje qe me mbeten nga keto zgjedhje.
Pengu me i madh qe kam eshte pamundesia e punesimit te te rinjve te diplomuar shkelqyeshem ne fushat mjedisore. Pergjate shume viteve kam pasur rastin t‘i jap leksione mbi 2000 studenteve. Cdo kurs ka te pakten 5-8% te studenteve qe jane te shkelqyer ose shume te mire. Kjo perkthehet ne nje liste me mbi 120 studente te shkelqyer qe kane pasur deshiren te studiojne dhe trajtojne probleme mjedisore, si Esmeralda, Katerina, Klodeta, Gavroshi, Klodiani, Ornela, Aida, Besarda, Emanuela, Kalina, Ada, Gentian, Shkelqim, Xhuljo, Sharina, Aferdita, Lulzim, Sabina, Aleksander, Donatela, Besjana, Mirjan, Ervini, Brikena dhe dhjetera te tjere. Jam deshmitar i sakrificave qe shume prej tyre kane bere per te studiuar per ceshtjet mjedisore. Disa prej tyre sakrifikuan edhe me tej duke studiuar ne universitete perendimore dhe u kthyen ne vend me deshiren per te kontribuar. POR per fat te keq numerohen vec me gishtat e njeres dore studentet e shkelqyer qe aktualisht punojne ne fushat e mjedisit. Nje nga detyrimet e para te qeverisjes se mire te PD do ishte qe t’u behej thirrje gjithe ketyre studenteve te shkelqyer qe te ftoheshin te punonin ne profesionin per te cilin kishin sakrifikuar aq shume. Vendi i detyrohet ketyre studenteve te shkelqyer dhe jam i bindur qe keta 23-32 vjecare te sotem do meritonin cdo punesim e do na benin krenare. Padyshim qe do ishin shume me mire sesa fjala bie nje ish-doganier qe gjen strehe si drejtor ne mjedis, apo disa trafikante droge qe u punesuan si eksperte apo shefa mjedisi apo pyjesh. Me vjen keq dhe e kam peng o ish-studentet e mi te shkelqyer qe per fat te keq as kete here nuk ju ofrojme dot nje alternative tjeter pervec ikjes nga vendi sikur te kete rene kolera. Jam i bindur qe kudo qe jeni dhe kudo qe te punoni ju do ia dilni mbane se keni treguar perkushtim dhe disipline, por gjynah per vendin qe nuk ju vleresoi dhe per mjedisin qe do vijoje te degradohet nga injoratet me pushtet.
Peng tjeter e kam qe per fat te keq nuk shpalosem dot programin e mjedisit per te cilin kontribuan disa kolege dhe perfshiu shume fusha dhe shume ide te mira. Per kete nuk na e ka fajin as Rama, as Veliaj e as tualeti. Parashikuam reforme institucionale dhe te sistemit te monitorimit mjedisor, por edhe disa programe dhe plane kombetare perfshi ate per pyjet e kullotat, per axhenden e gjelber, per monitorimin dhe raportimin mjedisor, per ndryshimet klimatike, etj.
Pika e pare e programit ishte Transparencë dhe Llogaridhënie për aferën 430 milionë euro të inceneratorëve me mafien e plehrave per 3 djeges te pakerkuar dhe pacertifikuar, nje korrupsion i papare dhe i papranuar as ne vendet me te korruptuara te Afrikes (ne Zimbabwe u arrestua ministri qe e nisi aferen dhe kerkohen per burg keta banditet e mafies shqiptare te plehrave). Po ashtu transparence dhe llogaridhenie edhe per afera te tjera si psh 1 milion euro per kinse studim per lumenjte e ndotur nderkohe qe ka 20 vjet qe publikohet raporti i gjendjes se mjedisit ne Shqiperi qe ka edhe nivelet e ndotjeve per cdo lume. Qeveria dhe disa diplomate po mburren me reformen ne drejtesi por kurre me pare ne Shqiperi nuk ka pasur rast korrupsioni me masiv dhe shperfilles ndaj ligjit sesa afera 430 miliona euroshe me inceneratoret ku nuk pati as gare, as kerkese, u shkel ligji dhe MSA bashke dhe ndonese ka 3 padi te depozituara per kete afere, SPAK mbyll syte, veshet dhe hundet dhe ben sikur nuk shikon, nuk degjon dhe nuk qelbet nga kuderbimi kur ministri qe firmos marrveshjen krijon me familjaret e tij 8 kompani brenda dites dhe merr mbrapsht 3 milion euro nga vec njeri prej inceneratoreve, ai i Elbasanit. Kurre me pare kultura e pandeshkueshmerise dhe korrupsioni kaq masiv nuk eshte lene te kaloje ne heshtje dhe te sfidoje shtetin ligjor duke perdorur parate publike te vjedhura per te blere vota dhe bere ministrin deputet. Trajtimi i megaaferes korruptive te inceneratoreve duhet te jete standardi per te vleresuar nese reforma ne drejtesi do jete e suksesshme apo thjesht nje vegel ne duart e hajduteve per te lare duart me drejtesine. Shteti ligjor duhet te zbatohet pavaresisht se kush fiton zgjedhjet apo blen votat.
Nje pike tjeter ne programin e mjedisit te PD ishte edhe rikrijimi i Sherbimit Pyjor Shqiptar. Me nje firme te ministrit te pashkolle te inceneratoreve te plehrave u shkri fare ky sherbim shteteror qe kish gati 100 vjet i krijuar. 700 inxhiniere pyjesh u hodhen ne rruge. Ne vend te tyre u punesuan disa trafikante droge qysh nga i denuari Bled Mane, tek trafikantet e Krujes, e deri tek tashme i ndjeri Malko. Edhe njesite e vogla te krijuara prane bashkive punesuan kryesisht militante partie e tek-tuk mbijetoi ndonje inxhiner pyjesh per fare. Inxhiniere me 30 vjet eksperience si Petriti ne Librazhd, Pashuku ne Fushe Arres, apo Nazmiu jane tashme pa pune. Ata kapen dhe proceduan penalisht preresit e pyjeve. Por zyrtaret qe mbrojten pyjet u shkarkuan dhe ndonese sot jane te papune prape monitorojne pyjet e zones se ju qan zemra e i ndjejne si familjare, ndersa keqberesit vijojne te shkaterrojne pyjet dhe te kolliten tek tualeti. Donim te rikrijonim Sherbimin Pyjor dhe rikthenim dinjitetin e inxhinereve por keqardhje qe krimi i organizuar dhe parate e korrupsionit nuk mundesuan zgjedhje programesh ne 2021 por thjesht votime nen dhune dhe korrupsion.
Peng tjeter kam qe nuk do krijojme dot Fondin per projekte te vogla vendore ne nivel komuniteti. Ju jap vec nje shembull: nderkohe qe ca hajdute po vjedhin 430 milione euro per ca djeges te pakerkuar dhe pacertifikuar, ne dhunim te ligjeve dhe MSA, ne dhunim te afateve te kontratave qe kane nenshkruar, nderkohe qe ca hajdute te tjere po perlajne 1 milion euro per kinse nje raport se kush jane lumenjte me te ndotur, kemi nje grup te rinjsh te drejtuar nga Sarandjoti Adriatik Lapaj qe po pastrojne fundin e detit nga ndotja. Deri tani kane nxjerre 1310 goma dhe 36,000 shishe, bidona dhe kanace nga fundi i detit. Kontribut i jashtezakonshem mjedisor, por sa jane mbeshtetur nga shteti? 0 leke. Asnje lek. Pse? Nuk meritojne keta te rinj pasionante ca te holla qe te pakten te mbulojne shpenzimet per pajisje zhytjeje? Te pakten nje fond simbolik 4000 euro per te mbeshtetur te blejne ca bombula zhytjeje apo ndonje kompresor. Hic asgje. Por a na tregon dot Rama-Klosi nje veprim konkret qe ka pasur me shume efikasitet dhe vlere sesa ky aksion vullnetar i ketyre te rinjve? Pra parate e Shqiptareve shkojne ne xhepat e pak hajduteve me ne krye Ramen por nuk paska para per keto veprime konkrete.
Keqardhje qe nuk do mund te realizojme piken tjeter qe kishim ne program: Ndalim te menjehershem te shfrytëzimit të shtretërve të lumenjve për inerte. Kane ndaluar guroret ne disa male, por ama keto lavatricet e inerteve ne lumenj qe kane ndikim 100 fish me te rende ne mjedis lejohen per grabitqaret me biografi te mire. Keshtu vijojne te gerryejne shtratin e Matit oligarket e Rames perkatesisht Kola dhe Salillari, ndersa shteti ka ikur ne drejtim te paditur.
Keqardhje qe raportimi dhe monitorimi mjedisor do vijoje te jete i dyshimte dhe jo-rigoroz. Keqardhje qe bregdeti do vijoje te shkaterrohet me pontile te cmendurish qe nuk kuptojne se po shkaterrojne mjedisin dhe vleren ekonomike te pallogaritshme duke i shpallur lufte natyres. Keto pontile – qe demtojne natyren qindra-fish me shume sesa nje ndertim informal ne toke – i ndertojne miqte oligarke te Rames here pa leje dhe here me leje ndonese te pastudiuar fare por nuk i hyn gjemb ne kembe se kolliten tek zuzaret ne pushtet. Keqardhje qe dhjetera resortet e oligarkeve te Rames ne bregdet do vijojne te derdhin ujrat e zeza ne det se i duket shpenzim i tepert investimi ne impiante trajtimi ujrash te ndotura dhe nuk ka pse te shpenzojne kur Rama-Klosi mbyllin syte, veshet e hundet kur behet fjale per keta qe i ngrohin xhepat.
Shume keqardhje. Ndofta i vetmi ngushellim eshte qe u perpoqem dhe ishim ne anen e duhur te historise. Pavaresisht se kjo ne vetvete nuk mjafton.
Sigal