Si ta pimë kafenë që të mos na prishë gjumin në mbrëmje

220
Sigal

Për shumë njerëz, kafeja është një pjesë e rutinës së mëngjesit dhe mund të mos mungojë as gjatë ditës. Megjithatë, ndosh që shumë të tjerë e kanë të vështirë të flenë gjumë në mbrëmje, pasi kanë konsumuar kafe.

I kontaktuar nga CNN, Rob M. van Dam, një studiues i epidemiologjisë dhe ushqyerjes në Universitetin e Singaporit, shpjegoi se si duhet të konsumojmë kafe me zgjuarsi në mënyrë që kafeina të mos ndikojë te gjumi.

“Tingëllon si një pyetje e thjeshtë, por fatkeqësisht nuk ka një përgjigje për të. Dhe kjo sepse njerëz të ndryshëm reagojnë shumë ndryshe ndaj kafeinës,” u shpreh ai. “Nëse po dridheni, ndiheni nervoz ose rrahjet e zemrës ndryshojnë, mund të jeni duke pirë shumë kafeinë. Kështu, mund të ndikojë te gjumi.”

Van Dam sugjeron që për një periudhë të caktuar, të mos konsumoni kafe në orarin e pasdites për të parë nëse gjumi do të përmirësohet.

“Pra, është me të vërtetë diçka që çdo individ duhet ta provojë vetë – sa kafeinë pi dhe kur e pi atë.”

Si ta pimë kafenë që të mos na prishë gjumin në

Sa kafeinë është normale për organizmin?

Van Dam tha se “në përgjithësi, rekomandohet nga shoqata si Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave që njerëzit të konsumojnë maksimumi 400 miligramë kafeinë në ditë ose më pak”. Një filxhan kafe normale përmban rreth 100 miligramë.

Thënë kjo, deri në 4 filxhanë në ditë nuk përbën rrezik, ndonëse kjo varet nga secili individ. Megjithatë duhet patur kujdes që të mos i pini në të njëjtën kohë pasi trupi e ka të vështirë ta metabolizojë.