Këngëtarja e famshme Jessica Simpson humbet 50 kg brenda një viti

336
Sigal

Jessica Simpson, aktorja dhe këngëtarja e famshme ka arritur të humbasë 50 kg brenda një viti. Lajmin e mirë e dha vetë këngëtarja ditën e sotme bashkë me urimin që i ka dhënë vetes për 40-vjetorin e lindjes së saj. Në një postim në rrjetet sociale, Simpson shkruan se ka arritur të veshë xhinset e 14 viteve më parë dhe se është mahnitur nga kjo arritje.

Postimi i Jessica Simpson

I kam mbajtur këto xhinse “True Religion” në dollapin tim për 14 vite ( nuk po e ekzagjeroj) dhe në momentet e fundit të të 30-ve të mia vendosa t’ju jap një mundësi. Mirë se erdhe 40, është kaq bukur të njohësh,”- shkruajti ajo në Instagram.