Fillojmë me çmimet
Ato përcaktohen nga tregu, nga kërkesa dhe oferta. Kështu thonë dhe kështu është, por qeveria duhet të lozi një rol të rëndësishëm.Kjo ”rritje”, apo më mirë të themi indeksim ndodh në Shqipëri, aktualisht kur kemi një popullsi si të konsiderushme mbi moshën 65 vjeçare. Ekpertët gjykojnë; Gjysma e të ardhurave tona mesatarisht shkojnë për ushqime dhe për karburant. Ndërkohë që ushqimet dhe karburanti janë të lidhura dhe janë shkak-pasojë që të marrësh speca, domate, oriz, fasule, çfarëdo lloj gjëje, duhet t’i transportosh dhe kosto e transportit është diku te 20 deri 30% e çmimit përfundimtar të ushqimeve që hamë. Pagat nuk rriten me të njëjtën ritëm të inflacionit. Po të ishin rritur me të njëjtin ritëm nuk do ishin prekur. Rritja e inflacionit na godet tek fuqia jonë blerëse. Me të njëjtat para ne do të blejmë shumë më pak sesa më përpara.
“Rritja” e pensioneve
Nuk e mohoj se pesionet edhe janë rritur nga viti në vit, por çmimet kanë një rritje më të madhe. Kjo ka të bëjë me inflacionin. Ai ndikon në mënyra të ndryshme te njerëzit. Disa vuajnë dhe të tjerët përfitojnë. Nga inflacioni vuajnë njerëzit që jetojnë me të ardhura fikse, mbase çmimet rriten. Kjo çon në rritjen e kostos së jetesës. Për këtë arsye qeveria e ka për detyrë për të mbajtur të pandryshueshëm standartin e jetesës. Të paktën sa është dhe norma e inflacionit. Me fjalë të tjera, një person që merr 20.000 lekë në muaj e inflacioni rritet me 5%, për të ruajtur të njëjtin nivel jetese ai duhet të marri 21.000. Disa grupe njerëzish, për shembull ata që jetojnë me pension pleqërie nuk u rriten të ardhurat e tyre sa të balancojnë efektet e inflacionit. Kur ndodh kështu, standarti i jetesës ulet.
Pagë nominale quajmë pagën që marrim me lekë në dorë. Kuptohet sa më shumë të marrim aq më mirë do të jetojmë. Por kjo është relative. Ajo nuk përcakton standartin e jetesës. Edhe pse paga nominale, rriten çdo vit, niveli i jetesës ulet. Arsyeja është se çmimet rriten me një përqindje më të madhe sa përqindja e rritjes së pensionit. Niveli i jetesës përcaktohet nga paga reale. Paga reale është sasia e të mirave materiale që siguron me pagën nominale. Rritja e çmimeve më tepër se paga nominale ul ndjeshëm standartin e jetesës. Si pasojë, të ardhurat reale ulen. Jetesa bëhet më e vështirë edhe pse ti merr më tepër lekë.
Një goditje e madhe për pensionistin shqiptar është kostoja e ilaçeve
Cilësia e ilaçeve është shumë e keqe. Janë mjell të thonë vetë mjekët. Nga pensioni shpenzoj më shumë se 10.000 në muajin. Ilaçet që të jep mjeku farmacisti ti kthen, duke mos pranuar diferencimin e çmimit. Flala vjen ATEROZ janë të një cilësie të ulët me çmimin 160 lekë. Rrruga e vetme është ti hedhim në koshin e plehrave, farmacisti as t’i mer, e as t’i kompeson.
Pensionistët shqiptarë, ndër më të varfërit në kontinent.
Gjendja reale e pensionistëve në Shqipëri karakterizohet nga varfëria e lartë dhe pamundësia për të përballuar koston e jetesës,. Me pensionet mbulojmë vetëm nevojat bazë. Pensionet mbulojnë vetëm 8% të mesatares europiane, ndërsa raporti me pagën mesatare ka rënë në 22%. Shqipëria pozicionohet ndër vendet me normën më të lartë të punësimit për moshën e pensionit, menjëherë pas Islandës dhe Estonisë. Përse kjo normë e lartë, dhe mbi të gjitha, në rritje? Një pjesë e përgjigjes qëndron te fakti se shumë pensionistë nuk arrijnë të mbulojnë nevojat jetike vetëm me të ardhurat nga pensioni. Po aq e rëndësishme është edhe pjesa e të vetëpunësuarve në sektorin e bujqësisë, ku të moshuarit vijojnë të kontribuojnë. Një faktor tjetër është edhe mungesa e fuqisë punëtore në disa sektorë, që i “shtyn” shumë persona të qëndrojnë në punë edhe pas moshës së daljes në pension. Pensionistët kërkojnë punë për mbijetesë. Unë erdha nga Berati me një pension 20.000 lekë .Varfëria më detyroj të punoja dhe 11 vjet. Kam punuar 40 vjetë në arsim, duke zhvilluar 30.000 orë mësimi. Pra, pensionistët e sotëm kanë qënë profesora ,arsimitarë, mjek, ekonomistë, inxhinierë të nderuar e respektuar, që kanë drejtuar shkolla, ndërrmarje ,klinika e digastere. Shumë nga ata doktorë të shkencave. Tani si mos më keq! Eshtë e kuptueshme që pleqëria bën punën e saj ,por një i moshuar është mbartës i një përvoje shumë vjeçare profesionale dhe jetësore që i transmetohet të rinjve në forma nga më të ndryshmet dhe që i bën ata më të nderuar e respektuar për gjithë shoqërinë. Në dialektikë funksionon një ligj sipas të cilit e reja e mohon të vjetrën , por nuk e asgjeson plotësisht. Ajo merr pozitivet e të vjetrës dhe këto i çon përpara. Pra brezi i ri ka çfarë merr nga ata . Këto i ka për detyrë t’i çoji më tej, ndryshe do mohohet zhvillimi. Gjithmonë e më shumë sot po bëhet e domosdoshme të rritet interesimi i shoqërisë për të moshuarit. Ashtu si dhe fëmijët, edhe të moshuarit kanë nevojë për një shërbim në strukturë. Pra, krijimi i një rrjeti profesional bashkëpunimi ndërmjet institucioneve dhe organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare me fokus të moshuarit, do të ishte gjithashtu një tjetër arsye e fortë për përmirësimin e jetës së pensionistëve. Plakja është një fenomen shumëformësh, e në qoftë se vdekja është e paevitueshme, plakja e kujdesi për të moshuar është përgjegjësi e shtetit , por dhe shoqërisë civile, që e ka përjashtuar veten nga kjo detyrë. Humanizmi dhe mundësia ekonomike duhet të jetë në një shkallë më të lartë, prandaj mos na nënvleresoni se do t’ju dënojnë brezat e ardhëshëm. E di mirë që vendi është në krizë, por kujdesi për pensionistët do t’ju pasurojë më tepër shpirtin .Do të vijë një ditë e një kohë që dhe ju do të plakeni. Duke u menduar ( pasi do të keni shumë kohë të lirë) do të kujtoni e të penduar do të thoni : S’i nuk i ndihmuam më tepër pensionistët kur mundësitë i kishim? Por atëhere do të jetë shumë vonë pasi ne do të jemi të gjithë në botën tjetër. Edhe pse jemi të pakënaqur e të dëshpëruar nga indiferentizmi juaj. Ne ju urojmë: “Paçit një pleqëri të mbarë e jo si kjo e jona”!



















