Endri Hasa: Taulant Balla të mos fshihet pas avokatit të mikut të tij trafikant droge

639
Sigal

Taulant Balla të mos fshihet pas avokatit të mikut të tij trafikant droge, por të dalë nga skuta e tij luksoze dhe ta mbrojë vetë Edmond Begon. Pasuria e mikut të Taulant Ballës duhet të jetë që sot objekt verifikimi nga ligji anti KÇK, pasi Edmond Bego është i dënuar për trafik ndërkombëtar droge.

Pas miqësisë me Taulant Ballën, Edmond Bego ka marrë mbi 14 milionë euro para publike në mënyrë të paligjshme. 💰

1. A gjen dot Policia rrugën që të verifikojë mikun trafikant droge të Taulant Ballës?
2. A do të verifikojë edhe pushtetarët që po e mbështesin atë për të pastruar paratë e drogës me projektin 60 milion euro të zhvendosjes së Lumit Lana ?

Me propagandë bajate nuk mund të mbulohet dot e vërteta: KÇK nuk e lufton dot KÇK!☠