“Heronjtë e heshtur”, Vangjel Tavo: Mirënjohje të thellë për të gjithë bluzat e bardha

265
Sigal

Drejtuesi politik i LSI në qarkun e Gjirokastrës, Vangjel Tavo, në një postim në facebook, thotë se sot në Ditën Botërore të Mjekut duhet të përulemi me respekt e nderim ndaj mjekëve që luftojnë në frontin e betejës kundër COVID-it.

Postimi i plotë i Vangjel Tavos

Sot në Ditën Botërore të Mjekut përulemi me respekt dhe nderim ndaj mjekëve, por edhe infermierëve e të gjithë stafit mjekësor, heronjve tanë të heshtur, të parët në frontin e betejës kundër Covid-19, të cilët edhe pse në kushte tejet të vështira, pa mbështetjen dhe pajisjet e nevojshme, me profesionalizmin dhe sakrificën e tyre kanë shpëtuar shumë jetë dhe u shërbejnë me përkushtim njerëzve duke dhënë më të mirën e tyre në mbrojtje të shëndetit publik.
Me mirënjohje të thellë për të gjithë bluzat e bardha!
Vangjel Tavo