Cila ngjyrë flokësh i duket më tërheqëse burrave?

261
Sigal

Sipas një studimi të kryer, kombinimi i preferuar i burrave është një grua brune me sy bojëqielli. Ndonëse shijet janë personale dhe nuk mund të ketë të dhëna fikse, flokët flasin më shumë nga ç’mendojmë ne për identitetin dhe personalitetin tonë. Aq më tepër parë nga këndvështrimi i burrave. Ç’mendojnë ata për një grua nisur vetëm nga ngjyra e saj e flokëve?

1. Burrat i shohin bjondet si të dhëna pas aventurës

Ndryshe nga ç’mendohet jo të gjithë burrat janë të tërhequr pas bjondeve. Kjo për shkak se në sytë e tyre konceptohet si jo natyrale (përjashto rastin e flokëve bjondë origjinal). Gratë me flokë bjondë shihen si të guximshme dhe aventuriere. Në sytë e tyre bjondet janë më të thjeshta për të nisur një bisedë, krahasuar me të tjerat.

2. Brunet perceptohen si shumë të drejtëpërdrejta.

Gratë me ngjyrë flokësh të errët marrin më lehtë vëmendjen e burrave pasi në sytë e tyre ato perceptohen si më origjinale. Sipas tyre brunet nuk kanë frikë të thonë çfarë mendojnë në sy dhe janë të besueshme.

3. Burrat mendojnë se flokë-kuqet janë “të egra”

Burrat vdesin të shohin një kokëkuqe dhe një ton lëkure që shkon mrekullisht me flokët e tyre. Kokëkuqet natyrale janë shumë të ralla, prandaj ato që guxojnë krijojnë përshtypjen e vajzave ekspresive, të lirshme dhe trime.

4. Gratë me flokë të zinj konsiderohen si mendjehapura

Një pjesë e mirë e burrave janë të dhënë pas grave me flokë të zinj. Teknikisht, e zeza është thjesht mungesa e ngjyrave të tjera, gjë që i bën këto vajza të duken sikur s’ngjajnë me asnjë tjetër, janë të hapura ndaj gjërave të reja dhe shohin përtej asaj çfarë duket.

Gjithsesi, në fund të ditës mendimet janë relative dhe opinionet e përgjithshme më lart janë krijuar duke u bazuar vetëm nga një përshtypje e parë.