Edmond Panariti: Krijoni spital lëvizës në shërbim të qytetarëve edhe në shtëpi

250
Sigal

Urgjent trajtim i Covid edhe në shtëpi , sepse sistemi spitalor është në kolaps nga dyndja dhe gjasat për muajt në vijim janë për përkeqësim !

Një monitorues dixhital i Oksigjenit në gjak, kushton 20 euro.
Ndërsa një aparat oksigjenimi për përdorim shtëpijak, kushton pak më shumë se 100 euro.
Pra me afër 150 euro, krijon spital lëvizës në shërbim të qytetarëve edhe në shtëpi
I drejtuar nga shërbimi parësor.

Lëvizni se njerëzit po infektohen dhe sëmuren.

Këtë shërbim duhet ta paguajë normalisht koncesionari i check up.
Është një hiç në raport me paratë që u merr qytetarëve për mosgjë.
Ky është “guri i provës” për të.
Vetëm rastet e rënda që kërkojnë intubim do të kërkojnë trajtim reanimator në spital.
Të gjithë pa përjashtim të rinj dhe të vjetër duhet të trajtohen!
Mundësitë janë.
Segregimi i pacientëve në trajtim është krim.