Edmond Panariti: Koalicioni parazgjedhor opozitar është mbi të gjitha njësim programi dhe vizioni

394
Sigal

Përtej numrave që i ka që tani fitues, koalicioni parazgjedhor opozitar është mbi të gjitha njësim programi dhe vizioni.

Aleanca parazgjedhore e opozitës është parasëgjithash programore dhe ka të bëjë me modelin ndryshe të zhvillimit ekonomik të vendit.

Thelbi i këtij modeli të ri ekonomik është ai financiar.
Të dy forcat kryesore të opozitës PD dhe LSI dhe jo vetëm, në mënyrë të vazhdueshme kanë patur vizion të njëjtë në këtë drejtim.
Ato e kanë pjesë të kahershme të programit të tyre vendosjen e taksës e sheshtë, uljen e TVSH etj për prodhimin dhe sipërmarrjen.
Dhe FMN ju dha të drejtë, ajo rekomandon këtë model zhvillimi si të vetmen rrugë për ndaljen e gremisjes së ekonomise së Shqipërisë.
Por mbi të gjitha do të jenë shqiptarët të cilët do të duan të heqin qafe këtë zgjedhë tatimore dhe tarifore penalizuese dhe mbytëse që i ka kapur dhe nuk po i lëshon..
Që ka paralizuar investimet dhe tkurrur të ardhurat.
Për këtë arsye po bëhet ç’është e mundur që të pengohen aleancat parazgjedhore sepse ofertat e kampeve janë krejtësisht të kundërta, njëra ajo e shumicës e provuar si e falimentuar dhe tjetra ajo opozitare si “alternativa” e vetëme për rimëkëmbjen e vendit.