E pur si muove (Dy fjale për ish-sportistin Edi Rama)

521
Sigal

 

AGUSTIN KOLA

Sot kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk kishte ndërmend te zgjeronte paketën e ndihmës ekonomike duke përfshire ne te klubet e futbollit. Për hir te se vërtetës kjo nuk përben aspak lajm dhe për te gjithë ata qe merren me sport, kjo gjë pritej.

Ajo qe beri përshtypje ishte deklarata e kryeministrit se arsyeja pse kjo gjë nuk do te ndodhte, qëndron ne faktin se kjo pakete ka ne bazën  e saj ata qe janë me nevoje. E dëgjova me shume vëmendje, tha fjale për fjale: “Ndërsa presa i përket klubeve te futbollit, unë mendoj qe klubet e futbollit nuk kane çfarë i kërkojnë fare qeverise dhe arkës se shtetit për një sere arsyesh, por këtu do te sjell një arsye te thjeshte fare, klubet e futbollit deklarojnë paga te rreme sikur janë, sikur janë kompani fason dhe paguajnë paga te majme, dakord?..kështu që klubet e futbollit le te shikojnë rreth e rrotull se çfarë bëjnë klubet e futbollin ne vende te tjera edhe ti adaptohen kësaj lufte se me gjithë respektin për klube, me gjithë respektin për presidentet e klubeve, trajnerët e klubeve dhe futbollistet mendoj qe kjo nuk është koha për te ndihmuar futbollin, kjo është koha për te ekzistuar dhe klubet e futbollit duhet te garantojnë edhe ata ekzistencën dhe jo fitimin e munguar kështu qe duke qene se kane deklaruar paga te rreme ne masën me te madhe te tyre është mire qe te mos behën pjese e atyre qe ankohen dhe qe kërkojnë sepse nuk ka pike lezeti”

Me gjithë respektin për kryeministrin, me qenë se kemi kohë boll, le t`i marrim në analize ato që deklaroi.

Klubet e futbollit nuk kane se çfarë i kërkojnë qeverise.

Klubet e futbollit janë subjekte te se drejtës shqiptare, te regjistruar sipas ligjeve ne fuqi dhe i nënshtrohen rendit juridik te këtij (mut) vendi. Klubet e futbollit nuk janë një krijese përrallash qe vjen nga një bote tjetër.

Klubet e futbollit deklarojnë paga te rreme..dhe paguajnë paga te majme.

Futbolli profesionist ka 30 klube qe militojnë ne te, 10 prej te cilave ne kategorinë superiore. Këto përkthehen ne përafërsisht 930 individë qe jetojnë me futboll, pra qe e kane futbollin profesion. Paga mesatare e këtyre 930 personave është rreth 100.000 leke.

Te me ndjeni por mua nuk me duket aspak e majme si page. Për reference, vëllai i Kryeministrit si drejtor sportiv i Partizanit paguhen 5000 Euro. Ndoshta kjo e ka bere KM te mendoje se cdo kush ne futboll paguhet njësoj.

Sa për deklarimet e rreme, nuk ka disfate me te madhe se sa kjo te thuhet nga goja e një kryeministri. Është e ditur se Shqipëria ka pasur, ka dhe do te këtë informalitet dhe sporti nuk përben përjashtim. Por çdo te thotë kjo deklarate?

Nëse kryeministri e ditka, pse nuk merr masa? Pse nuk i çon për ndjekje penale përgjegjësit? Pse nuk i shkarkon kryetaret e bashkive te cilët, ne cilësinë e “pronareve” apo aksionareve te shume klubeve te futbollit i kryejnë këto shkelje ligjore? Si mund te lejoje kryeministri qe vete vëllai i tij te punësohet ne një klub i cili, për sa kohe qe nuk u be asnjë dalim, qenka i akuzuar për te njëjtën gjë?

Por le ta marrim të mirëqene pohimin e kryeministrit për një moment. Çfarë ka bere qeveria për ato banore, shtëpitë pa leje të të cilëve u shemben nga tërmeti? I strehoi. Pse? Për vota sigurisht por edhe sepse është përgjegjësia e shtetit te kujdeset per qytetaret. Çfarë ka bere bashkia me ato banore, shtëpitë pa leje të të cilëve u preken nga ndërtimi i unazës se re? I siguroi banesa sociale. Pse? Për te njëjtën arsye!

Klubet te marrin shembull nga klubet e futbollit ne vendet e tjera.

Seriozisht e ke? Po kur u mblodhën 66 klube futbolli dhe te kërkuan qe edhe ti te besh si qeveritë e tjera dhe t`i krijosh disa lehtësi, ti çfarë bere? U the, pa merak!..per 100 dite ua zgjidh unë kete pune dhe nje mut bere! Tani, ti qe nuk do t`u krijosh asnjë favor, asnjë nxitje përveç atyre qe te interesojnë për fushate, u kërkon qe edhe klubet te marrin shembull nga vendet e tjera. Provoje t`u presësh rrogat deputeteve e drejtoreve. Le te behën një here, vetëm një here shembull i mire për ketë vend. Por, prape, le ta dëgjojmë fjalën e kryeministrit dhe le te marrim për shembull vendet e tjera. Le te marrim Kosovën me qene se flasim te njëjtën gjuhe dhe kuptohemi më mirë. Pesë milion euro pakete ndihme ekonomike për sportin!!! Ja ku e keni shembullin!

 Nuk është koha për te ndihmuar futbollin.

Nuk ka dyshim qe kjo është nje gjendje e jashtëzakonshme. E pa precedentë, jo për këtë cep te vogël te Europës ku na ra fati te jetojmë, por për te gjithë boten. Por kjo gjendje, ka vetëm një muaj qe është e tille. Përpara saj, jeta shkonte normalisht, PPP vijonin, ERTV transmetonte arritjet e qeverise dhe te gjithë ishim të lumtur. Tani jemi ne kohe lufte. Po mire, po ne kohe paqe nuk ishte koha për të ndihmuar futbollin? A do jete ndonjë herë koha për ta ndihmuar futbollin?

Kjo është koha për te ekzistuar, jo për te kërkuar fitimin e munguar.

Edhe një here, ajo qe kryeministri nuk e ka kuptuar është se futbolli nuk ka fitim. Edhe ne kohe paqe, futbolli nuk ka pasur fitim. Edhe ne kohe paqe futbolli ka mbijetuar ne kufijtë e ekzistencës fale dashurisë dhe çmendurisë te atyre presidenteve për te cilët gjoja t`i ke respekt. Ne fakt, përveç kryetareve te bashkive, te tjerët respektin e kane fituar vete, nuk ua ka falur politika ndaj nuk po kërkojnë fitim sepse nuk e dine c’është jashtë fushës se lojës, po kërkojnë ndihme për te mbijetuar tani qe nuk ka gare, tani qe futbolli ka ndaluar dhe tani qe është lufte dhe nuk mund te kenë dot mjetet e mbijetesës.

Është mire qe te mos behën pjese e atyre qe ankohen dhe qe kërkojnë sepse nuk ka pike lezeti

Pse eshë mire? C ‘është ky kërcenim? Është mirë të mos ankoheni se për ndryshe….se për ndryshe çfarë? Cfarë do i besh? Do u heqësh financimet? Nuk kane! Do u cosh tatimet? Bujrum! Ajo qe nuk ka pike lezeti është standarti i dyfishte me te cilin e trajtoni futbollin.

Qysh prej fillimeve te jetës politike, kemi qene te bindur se Edi Rama, si ish sportist e donte sportin. Ne mos e do, ai e kupton rëndësinë e sportit dhe mesazheve qe përcillen përmes tij, mjafton te shikohet gardëroba e tij e terrenit. Për shumë kohe kemi qenë të bindur se ka lloj lloj burokratesh nëpër ministri te cilët duan ta pengojnë futbollin, ose…nuk duan t`ja dinë për të por që pavarësisht të gjithave kryeministri ne thelb, e kishte ne vëmendje.

Sot, me deklaratën e tij, jemi te bindur se kjo nuk është e vertetë. Sot me këtë qasje ndaj futbollit jemi te bindur se ajo indiference e burokratëve shtetërore buron pikërisht nga qasja qe Rama ka ndaj sportit.

Kjo jo sepse deklarata u be ne kohe lufte, por sepse gjendja e luftës, ne mënyrë instiktive, i nxorri në pah mekanizmat vetëmbrojtës ndaj cenimit te programit te tij perfekt për fitimin e luftës. Kësaj radhe, pa shume lojëra fjalësh, arriti të kërcënoje një komunitet të tërë që të mos guxojnë t`i hapin kokëçarje ne këto kohe pasi boll ngarkese ka mbi shpatulla.

Deri me sot, politika vetëm ka marre nga futbolli dhe nuk i ka dhëne asgjë të cilës nuk mund t`ja nxirrte frytet me vota. Është sindromë e njohur kur qëndron për një kohë të gjatë në pushtet, duket sikur pushteti do te zgjasë përgjithnjë. Fatkeqësisht për cdo politikan të këtij profili, futboll ka pasur përpara politikaneve dhe do ketë edhe pas tyre. Asnjë vendim qeverie, sado dashakeq apo mospërfillës nuk do e ndale topin së rrotulluari.

 

E pur si muove zoti kryeministër, e pur si muove.