“E ktheu PD në biznes familjar”/ Hoxha: Rama i dha kunatit të Bashës 15 milionë euro, kur nuk merr këstin…

216
Sigal

Vettingu në politik është hapi i parë i bashkëqeverisjes mes Bashës dhe Ramës. I këtij mendimi është Indrit Hoxha, ish-deputet i PD-së dhe i rreshtuar në lëvizjen për rrëzimin e Bashës.

Hoxha ka hedhur akuza të ashpra në adresë të Bashës, duke deklaruar se ai e ktheu PD-në në një biznes personal, ndërsa e cilësoi edhe si gjobëvënës.

“Ky është kthyer në gjobëvënës. Makinën ia ka dhënë Viktoria Invest, vilat i ka tek Gon Papuli, kunati zyrat i ka tek Çet Kastrati dhe del e flet në Parlament dhe i përmend me emra dhe i shan. Siç duket Rama do i ketë vonuar këstin e radhës Bashës. Kur Bashës i vonohet kësti, del në publik dhe godet bizneset”, deklaroi Hoxha.

Akuzën e kthimit të PD-së në një biznes familjar, ai e lidhi me kunatin e Bashës, Erjon Isufi, që sipas tij ka përfituar tendera në këto 8 vite të qeverisjes së Ramës. “Basha del e thotë përditë se biznesi shqiptar është në krizë, por ndërkohë biznesi i kunatit të tij po pasurohet çdo ditë. Nëse e shikojmë, kompania e kunatit kishte në vitin  2013 gjithsej 10 punëtorë, tani ka 600, ka një rritje marramendëse. Në një kohë krize që siç thotë Basha atëherë pse biznesi i tij lulëzon. Rama i ka dhënë 15 milionë euro biznesit të kunatit të zotit Basha, si shpërblim sapo erdhi në qeveri”, tha Hoxha.

Ai shtoi se nëse do të kishte një vetting në politikë, ai duhej të niste nga familjarët e zotit Basha. “Lulzim Basha e ka kthyer PD dhe vendimmarrjen brenda selisë blu, në interesa familjare”, tha ai.