Prof.Dr. Qemal Lame: Bisedimet Kosovë-Serbi të vazhdojnë me përgjegjësi Kombëtare

463
Sigal

Bashkimi Europian me rolin parësor të ndërmjetësit, realizoi me përgjegjësi, në 16.07.2020, në Bruksel, takimin e parë midis kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Ka rëndësi të kuptohet se bisedimet rifilluan pa u penguar nga problemet politike në Kosovë dhe në Serbi. Të dy udhëheqësit kanë legjitimitetin e tyre kushtetues  e politik  për  bisedime, përfaqësojnë  shtetin e interesat e tyre kombëtare dhe kanë  mbështetjen politike për vazhdimin e bisedimeve. Këto garanci nuk rrezikohen nga kritikat në adresë të Vuçiç për gjendjen politike të tensionuar nga tubimet e opozitës dhe aktet vandale të dhunës të militantëve të saj para Kuvendit, kundërshtimit të rezultatit të zgjedhjeve, fallsifikimeve të votimeve të zhvilluara në kushtet e pandemisë së Corona-19. Po kështu, nuk mund të mbivlerësohen edhe kritikat ndaj Hotit se është kryeminstër, jo president, nuk përfaqëson vullnetin e popullit, nuk ka mbështetijen e gjithë partive politike etj.

  1. Kosova bëri të qartë qëndrimin politik për njohjen reciproke dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore, si kushte për stabilitetin në rajon dhe garantimin e vazhdimësisë së integrimit europian si objektiv i përbashkët me Serbinë. Hoti nuk ka kompetenca për të diskutuar për kufijtë, dhe as ai vetë nuk e dëshëron këtë temë. Me këto deklarime saktësohet korniza e bisedimeve dhe vija e kuqe që nuk pranohet të vihet në testim nga pala serbe apo ndërmjetësuesi europian.

Hoti bëri të ditur se çështja e të zhdukurve dhe zhvillimi ekonomik kanë qenë temat kryesore të takimit. Ai shprehu besimin se  “është shënuar përparim edhe tek tema e zhvillimit ekonomik, detajet e të cilave do t’i merrni vesh ditëve në vijim”.

  1. Serbia vlerëson faktin se bisedimet janë të vështira për shkak se ajo ballafaqohet me kërkesat e Kosovës, me Bashkimin Europian dhe me shtetet e fuqishme europiane që mbështesin njohjen e pavarësisë dhe integritetit teritorial të Kosovës dhe nuk pranojnë të hapen diskutimet për ndryshim kufijsh dhe teritoresh si kërkesa të rrezikshme për paqen e sigurinë europiane, do të krijonin precedentin e ndryshimit të kufijve që faktikisht do të minonte realitetin pas Luftës së Dytë Botërore dhe do të nxiste nacionalizmat e ultranacionalistët. Për këto arësye, nuk ka mbështetje politika serbe ndaj shtetit sovran të Kosovës për tu bërë lëshime të dhimshme reciproke. Prandaj, presidenti serb nuk deklaron qartë qëllimin përfundimtar të politikës së tij për bisedimet me Kosovën. Aleksandër Vuçiç, tha se kryeministri Hoti kërkoi “hapjen e arkivave të policisë serbe dhe ne atëherë kërkuan që të hapen arkivat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”. “Unë kërkova formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, kështu që do të shohim se çfarë do të futet në agjendë”.“Kam kërkuar që të arrihet marrëveshje për ekonominë, por jo të ju njohim juve [Kosovën] si shtet”. Ai tha se bisedimet për personat e zhdukur dhe të zhvendosur do të diskutohet të mërkurën e ardhshme në nivelin teknik.

Në këto deklarime, tërheq vëmëndjen fakti se pas dështimit të nismës për ndryshimin e kufijve vazhdon të insistohet në arritjen e statusit të autonomisë teritoriale të Asociacionit të Komunave Serbe. Kemi besim se Kosova nuk do të pranojë të bëjë këtë lëshim, pasi do të ligjërohej faktikisht kantonizimi dhe rikthimi i pushtetit të Serbisë në këto komuna.

  1. Bashkimi Europian merr rolin parësor në rifillimin dhe vazhdimin e bisedimeve Kosovë-Serbi. Për t’i dhënë rëndësi këtij roli të ri të BE-së, takimi i sotëm pasoi një video-konferencë që u mbajt të dielën me të cilën u shënua edhe rifillimi i bisedimeve të pezulluara që nga vjeshta e vitit 2018. Më parë edhe nga administrata e Presidentit Trump, konkretisht nga i ngarkuari prej tij, Grenell, u theksua se bisedimet zhvendosen nga Ëashingtoni në Bruksel. Duhet të pranojmë se kjo tërheqie amerikane nuk është në favorin e shqiptarëve që e vlerësojnë SHBA-në si partnerin dhe shpresën kryesore për mbrojtjen e interesave kombëtare dhe integrimin euroatlantik. Duhet të përballohet edhe influenca ruse, kineze e turke në rritje.
  2. Bisedimet janë të vështira dhe do të kërkojnë kohë për të arritur qëllimin përfundimtar të njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Serbia. Pengesa kryesore është politika serbe e mbështetur nga Rusia, qëndrimi tolerues evropian dhe pamundësia e bashkësisë ndërkombëtare për të kërkuar me unitet dhe realizuar konkretisht marrëveshjen e zgjidhur përfundimisht krizën politike njëzetvjeçare pas Luftës së Kosovës, vendosjes së Administratës Ndërkombëtare, shpalljes së pavarësisë dhe shtetit sovran të Kosovës të njohur nga 116 shtete.

Serbia synon të zgjasi bisedimet për të përfituar politikisht arritje të marrëveshjeve që e ndihmojnë për të avancuar në integrimin evropian duke shmangur apo shtyrë sa të jetë e mundur njohjen e pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës.Vuçiç, i cilësoi si ultimatum qëndrimet e tilla, ndërsa shprehu gatishmërinë e Beogradit për të hedhur hapa të vegjël.

  1. Historiku i ndërprerjes së bisedimeve është dëshmi e pamundësisë së Bashkimit Evropian për arritjen e marrëveshjes përfundimtare midis Kosovës e Serbisë, bashkëpunimit të pamjaftueshën evropian dhe amerikan, interesave diametralisht të kundërta midis Kosovës dhe Serbisë.Bisedimet Kosovë – Serbi të ndërmjetësuara nga BE-ja që filluan në vitin 2011 siguruan një varg marrëveshjesh, një pjesë e madhe e të cilave nuk janë zbatuar kurrë.
  2. Presidenti Vuçiç e shfrytëzoi rifillimin e bisedimeve për të propoganduar identitetin kristian ortodoks të Serbisë. Ai publikoi librin “Trashëgimia e krishterë në Kosovë e Metohi”. Kjo është në realitet një manovër e qëllimshme, në radhë të parë, për të treguar vlerat kristiane të Serbisë e të serbëve duke dalluar shqiptarët si myslimanë, si dhe mbështet ultranacionalistët kundërshtarë të zgjerimit evropian dhe antarësimit të Shqipërisë dhe Kosovës në BE. Ultranacionalistja Le Pen i cilëson shqiptarët si myslimanë dhe tregohet e ashpër kundër antarsimit të Shqipërisë e Kosovës në BE me argumentin e një vendi mysliman. Ajo arriti me papërgjegjshmëri të akuzojë se Shqipëria është protektorat i Turqisë!?

Në radhë të dytë, Serbia vazhdon të mbrojë fallsifikimet e të vërtetës historike të krijimit të saj në hapësirën gjeografike të banuar që nga lashtësia nga shqiptarët dhe të banuara po nga kombi shqiptar. Shqiptarët kanë qenë të identifikuar që në fillimin e krishtërimit me këtë besim. Institucionet fetare ishin shqiptare dhe në pronësi të kishave katolike e ortodokse shqiptare. Pushtuesit osmanë imponuan me genocid e asimilim ndryshimin e një pjesë të popullsisë shqiptare nga kristiane në msylimane dhe nga shqipatrë në turq. Serbia u krijua në vitin 1803, me dekret nga Porta e Lartë e Perandorisë Osmane dhe me kushtin e njohjes së pushtetit qëndror të perandorisë. Serbia zgjeroi teritoret duke pushtuar dhe asimiluar shqiptarët, grabiti kishat e institucionet fetare duke i marrë në pronësi të shtetit e të Kishës Ortodokse Serbe.

Është e domosdoshme të mbrojmë dhe të kontribojmë për t’u njohur e vërteta për identietin kombëtar e fetar të shqiptarëve. Studiuesit e Kosovës kanë publikuar në Parlamentin, Këshillin e Evropës dhe Komisionin Europian libra për genocidin e Serbisë në Kosovë. Është me rëndësi të publikohen edhe botimet për kristianizmin dhe institucionet fetare shqiptare që janë marrë pas pushtimit nga Serbia dhe ndodhen nën pronësinë apo posedimin e Kishës Ortodokse Serbe. Me këtë rast theksojmë edhe përgjegjsinë për ruajtjen e pronësisë së shtetit të Kosovës të institucioneve fetare që kërkon të marri padrejtësisht kisha serbe.

Shqipëria dhe Kosova është e domosdoshme të reflektojnë dhe të ndryshojnë politikën e dyerve të hapura për myslimanizmin në dëm të krishtërimit dhe identietit shqiptar. Partneriteti strategjik me Turqinë nuk duhet të krijojë probleme në dëm të kombit shqiptar. Në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut shqiptarët e konvertuar në turq janë organizuar edhe me parti politike, flasin gjuhën turke, duke mohuar identietin dhe gjuhën shqipe. Në trojet shqiptare në Serbi, në vazhdim të politikës genociduese në Sanxhak, po veprohet aktivisht edhe në Luginën e Preshevës për të përhapur gjuhën turke në shkolla dhe kulturën orientale në popullsinë vendase. Kosova dhe Shqipëria kanë nevojë të domosdoshme zhvillimin ekonomik. Por ndihmat e Turqisë dhe shteteve të tjera arabe janë kryesisht në ndërtimin e xhamive dhe jo në objekte industriale. Pas luftës, pas vitit 1999, në Kosovë janë ndërtuar afro 800 xhami. Në ditën e rifillimit të bisedimeve në Bruksel, u propogandua fillimi i xhamisë së madhe me një investim prej 30 milion euro, në qendër të Prishtinës. Ky lajm, pa nënvlefëtsuar të drejtën e komunitetit mysliman e të besimtarëve myslimane, ishte propogandë në shërbim të politikës antishqiptare të Serbisë e të disa shteteve të BE në mbështetje të saj.

Kombi shqiptar, e ardhmja e dy shteteve shqiptare si dhe shqiptarëve në Serbi, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Greqi etj, ndodhet në periudhën historike të realizimit të të drejtave e lirive, të bashkimit e zhvillimit demokratik në integrimin euroatllantik. Ta shfrytëzojmë këtë mundësi duke ruajtur identietin, forcuar unitetin dhe qëndrimin e përbashkët të partive politike për mbrojtjen e të drejtave të ligjshme kombëtare me mbështetjen e partnerëve tanë staregjikë, SHBA dhe BE.

7. Dardania legjendare është treitori gjeografik i banuar nga shqiptarët që nga lashtësia, në mesjetë dhe më pas kur u krijua artificialisht Serbia me presionin e Rusisë. Pushtuesit serbë e ndryshuan këtë emërtim në Kosovë për të ligjëruar pushtetin dhe asimiluar shqiptarët. Kosova është emërtuar dhe vazhdon të mbajë këtë etiketim artificial që e ka idejuar, imponuar dhe futur në fjalorin politike Kisha Ortodokse Serbe. Me krijimin e Mbretësisë së Jugosllavisë e më pas në Federatën Jugosllave, u mor dhe u përdor zyrtarisht emërtimi Krahina Autonome e Kosovës dhe Kosovë e Metohi. Pas humbjes së Luftës së Kosovës, Sllobodan Millosheviçi ndryshoi Kushtetutën e Serbisë dhe e bëri pjesë të teritorit të Serbisë me emërtimin Krahina Autonme Kosovë e Metohi. Këtë përcaktim ka ruajtur Kushtetuta e Serbisë dhe me këtë përcaktim Beogradi pretendon dhe vazhdon të mbrojë slloganin Kosovë e Metohi. Edhe në tryezën e bisedimeve, kur Hoti ka folur për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, Vuçiç ka ndërhyrë dhe ka dashur për ta “korrigjuar, duke i thënë: “Këtu nuk janë dy shtete, por një shtet, që është Serbia, dhe një Krahinë Autonome – Kosova dhe Metohija”.

Është e domosdoshme të theksojmë detyrën që të njihet e vërteta e pushtimit, genocidit, krimet e luftës nga Serbia. Pasi të njihet përgjegjësia për të kaluarën, Serbia do të detyrohet të pranojë realitetin e pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës. Kjo do të arrihet në rast se BE, SHBA dhe në tërësi bahskësia ndërkombëtare e Gjykata Ndërkombëtare në Hagë do të luajnë rolin e tyre të madh që të dënohen genocidi shtetëror dhe krimet e luftës në Kosovës. Mbetet domosdoshmëri gjykimi i kriminelëve serbë të luftës nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës. Është e drejtë të dënohen edhe ata shqiptarë që kanë kryer krime, vrasje, etj., të serbëve në Kosovë. Por është thelbërore për demokracinë perëndimore dhe drejtësinë ndërkombëtare që të bëhet e mbrohet dallimi midis luftës së padrejtë të Serbisë në Kosovë me luftën e drejtë të shqiptarëve të Kosovës kundër pushtuesve serbë. Pushtuesit serbë që kanë kryer genocid e krime lufte të vazhdohet të dënohen si kriminelë lufte. Ata shqiptarë që kanë kryer krime të dënohen nga gjykata për krimet që vërtetohet fajësia e tyre. Kriminelët neonazistë serbë nuk është e drejtë të njesohen me viktimat shqiptarë që dyshohen se kanë kryer krime. Pas Luftës së Dytë Botërore u gjykuan dhe u dënuan neonazistët nga Gjykata Ndërkombëtare, jo viktimat e nazizmit. Për këto arsye, opinoni publik mbarë shqiptar nuk pranon dhe është kundër vendimeve të Gjykatës së Hagës për hetimin dhe gjykimin e ushtarëve të UÇK.

8. Dardania është emërtimi i njohur historik dhe ka ardhur koha që të emërtohet Kosova me emrin e saj origjinal “DARDANIA”. Kështu do të korigjohet historia dhe do të hiqen emërtimet që mbajnë frymën e politikës shoviniste zyrtare e fetare të Serbisë kundër shqiptarëve.