Bejtja: Ndërkombëtarët janë me opozitën. Presioni i Ramës do të vazhdojë dhe nuk dihet se si do përfundojë, por ai e ka të humbur garën

281
Sigal

Andi Bejtja ka komentuar atë që ai e quan çmendurinë e fundit të Ramës, i cili po kërkon të ndalojë nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese, koalicionet parazgjedhore, si e vetmja mundësi për të shpëtuar pushtetin e tij. Bejtja tha se çfarëdo që të bëjë Rama, i ka të humbura zgjedhjet e ardhshme. “Kjo marrëveshje është certifikuar nga faktorë të mëdhenj ndërkombëtarë, siç është Amerika, apo edhe OSBE që kanë thënë që këto ndryshime edhe po u bënë nuk mund të bëhen një vit para zgjedhjeve. Basha nuk ka pse të bëhet patericë e Ramës. E vetmja patericë e Ramës është Murrizi dhe ata që ka mbrapa. Basha mund të bëhet kryeministër edhe në këtë rrugë që po shkon dhe kjo është një fitore e opozitës, kur për herë të parë ndërkombëtarët po bëhen me opozitën pas asaj që ndodhi që dolën nga parlamenti. Është hera e parë që opozita po rikuperon këtë gjë falë edhe gabimeve të Ramës dhe është hera e parë që ndërkombëtarët po njohin Ramën e vërtetë. Rama kishte varur gozhdën e tij te marrëveshja me Kosovën dhe aty ka dashur të marrë një fitore nga ndërkombëtarët. Dhe kjo është hera e parë ku Rama nuk ka ku ta varë xhaketën. Edhe aty dhe flet budallallëqe. Çarë do që të luash nuk shikoj si mund të lidhen listat e hapura me koalicionet. Kosova dhe vende të tjera si Kosova, i kanë listat e hapura, por koalicionet nuk i ndalon kush. Mund të ketë 1 ose 2 vende në botë që kanë një sistem të ndryshëm. Tani Rama nga një gozhdë ku kishte varur xhaketën tani ka mbetur me një gjilpërë pa kokë. Presioni i Ramës do të vazhdojë dhe nuk dihet se si do përfundojë. Rama ka humbur garën me integrimin dhe do shkojë në zonën më të errët për të bërë këto lojëra. Opozita e ka të fituar garën, Gjithë këto muaj të fundit bëhen vetëm tendera abuzivë të tmerrshëm dhe nuk qeveriset. Unë jam i sigurtë që opozita i fiton këto zgjedhje”, tha Bejtja.