Bejdo Malo: O qyqarë dhe të mallkuar, Valdete Bekteshi ka lindur shqiptare e Shqipërisë

582
Sigal

 

O qyqarë dhe ju të mallkuar, po me Valdete Bekteshin, ç’far patët. Edhe sikur të mos ja kishte firmosur Presidenti Ilir Meta nënështetësinë, do koshin votuar një milion e 990 mijë shqiptarë po ta kishin hedhë në referendum, edhe vetë “armiku” Edi Rama përveç nja juve nja 10 syresh me në krye Carli Bullinë që na bën gjyqin e shqipëtarëve për shqiptarët. Mund t’ju jetë erresuar logjika mund t’ju jenë errësuar sytë po jo deri këtu. Shqiptarët e Kosovës lindin që sa dalin nga barku i nënës dhe shqiptarë të Sarandës, Malëshovës time, Tepelënës, më shqiptarë se ne, si shqiptarë të Çamërisë të Luginës së Preshevës. Ata lindin shqiptarë të të Tetovës dhe të Ulqinit. Më thoni një familje të Kosovës që nuk ka dy ose tre fëmijë me emrin Vlora, Butrinti, Berat, apo emrin e çdo simboli kombëtar që na indedifikon ne shqiptarëve. Më thoni një këngë të shqiptarëve të Kosovës që nuk përmend emrin e çdo beteje kombetare, mali e fushe shqiptare. Çdo president shqiptar nënështetësinë shqiptare çdo shqiptari të Kosovës duhet që tja frimoste që në Morinë. Pakë i ka robëtuar Sërbia për indeditet, pakë po i mban peng BE për vizat, pakë po i mban bota peng, për njohjen e shtetit të Kosovës ndërsa ai shqiptar që e ka në dorë nënshtetësinë e tyre të mos ua firmosë. Ç bëni kështu. Vërini gishtin kokës. Është krim kombëtar të diskutosh nënshtetësinë e shqiptarëve të Kosovës, Çamërisë apo të Ulqinit. Po si mund të harrojmë ne që që nga viti 1990, e deri në 2010, sa shqipëtarë ishin deklaruar shqiptarë të Kosovës në policinë e gjendjet civile të Anglisë, sa shqiptarë të Shqipërisë ishin deklaruar shqipëtarë të Kosovës në Gjermani Zvicër, e në vende të tjera të BE. Me maturi mënçuri, dhe me dekrete presidentësh e kancelarësh këta shqiptarë të Shqipërisë që ishin deklaruar shqiptarë të Kosovës bënë korgjimin u dhanë nënshtetësinë e atyre vendeve dhe asnjë shqiptar i Kosovës, su ankua. Po si doni ju të ndodhë si me shqiptarët e Gollobordës, të Pustecit dhe shumë e shumë dibranëve që çdo ditë dhe në kohë pandemie shkojnë dhe lënë nënshtetësinë shqiptare në Sofje. Edhe tani në kohë pandemie nisen furgonat nga Tirana për në Sofje dhe lënë nenshtetësinë dhe ju se ngrini zërin. Po si doni ju të ndodhë si në jug të Shqipërisë kur me mijëra familje bënë gjyqe që kishin gjyshrërit e stërgjyshërit grekë dhe lanë nështetësinë. Edhe gjykata e Përmetit , me tre gjyqtarë kundrejt një pagese 3000 euro ta bënte gjyqin për gjysëm orë. Më vjen shumë keq dhe të vë kujen kur këto gjera i lexoj në gazetat e personalitetve të gazetarisë Shqipëtare se për emëra të pëveçëm gazetarësh qofshin shqipëtarë që në fakt shqiptarë s’ janë dhe as për emra të përveçëm gazetarësh italianë që si shushunja thithin miliona nga lekët e taksapaguesve shqiptarë. Këto personalitete të gazetarisë shqiptare që për të sulmuar presidentin Ilir Meta shkelin mbi gjakun shqiptar le të pyesin ambasadorin e shqiptarëve të Shqipëerisë tek shqiptarët e Kosovës, Qemal Minxhozi. Bëri një gjest. Mori 28 vajza me emrin Vlora nga shqiptarët e Kosovës, dhe i çoi në Vlorë. U kryqëzua, dhe nuk dinte çfar të bënte se thirrjes së tij ju përgjigjën 10 mijë Vlora. Mori 40 vajza me emrin Saranda, dhe i çoi në Sarandë thirrjes së tij ju përgjigjën 12 mijë Saranda. Akademikët e shqiptarëve të Kosovës i kishin shpjeguar dhe orgjinën e emrit Saranda që ne akoma se dimë. Janë dyzet martirë të therur nga fqinji jonë jugor dhe për hir të tyre u ngritën 40 vende të shenjta pelingrinazhi që u shnderruan në 40 kisha ortodokse autiqefale shqiptare që su bënë pronë e kishës se fqinjit tonë jugor edhe pse në 1990-1995 në themelet e tyre u vunë pllaka me shkronja i helene. Po kur deshi të çonte 24 djem me emrin Berat, si simbolikë e qytetit 2400 vjeçar ju mbodhën 12 mijë Berat me në krye gazetarin e famshëm të Shqiptarëve të Kosovës, Berat Bushala. Jemi në vitin 2020, vërtet pandemia ka lënë pasoja psikologjike dhe tek gazetarët por jo sa të na errësojë sytë që ti shërbejnë qorrazi Edi Ramës për të fituar mandnatin e tretë suke shkelur mbi dinjitetin e vëllezërve tanë. Jam i bindur që nuk jua kërkon njëllosni fondamentin e indeditetit kombëtar të shqiptarisë as vetë hirësia e tij Edi Rama. Pa e zgjatur shumë ju them që jeni të përbuzur dhe të bojkotuar kur njollosni shqiptarët e Kosovës. Tani që është Rama në pushtet s’thonë por nesër po. E përjetshme është shqiptaria e Valdete Bekteshit, që e ka në shpirt por e do dhe në pasaportën e shqiptarëve të Kosovës por dhe shqiptarëve të Shqipërisë. Është largpamëse Valdetja se e di që ajo ditë do të vijë që dy pasportat shqiptare të saj të bëhen një ashtu siç është Ilir Meta dhe Ramush Haradinaj. Ashtu siç janë 10 mijë Vlorat, 11 mijë Sarandat dhe 12 mijë Beratët. Ashtu siç janë dhe fshatrat Kosovë në Përmet, Berat apo 4700 shqiptarët që mbajnë mbiemrin Kosova me në krye doktor Halim Kosovën. Asnjë shkelje ligjore nuk ka bërë Presidenti i Republikës. Mjeranë jeni ju.