Kryemadhi: LSI nuk ka më kufij, LSI është sot e të rinjve dhe të rejave

247
Sigal

 

Mirë se ju gjeta! Petrika faleminderit. Në fakt falenderimi im nuk do të shkojë vetëm për Petrikën, sepse Petrikën e kemi falënderuar më 18 janar, kur bëmë takimin me të rinjtë në kinema, me 600 të rinj. Por do doja që falënderimin tim ta çoja për ato vajza dhe djem të rinj, që deri dje ishin skeptikë për politikën, për ata intelektualë që Korçës nuk i mungojnë, por nganjëherë politika dhe qeveritë i harrojnë njerëzit me meritë, me vlera, me ngritje profesionale, të cilët janë faktikisht elementë për një vend që do të zhvillohet.
Ndryshe nga herët e tjera, unë do ta prish traditën në Korçë, sepse ne i shpërndajmë kartat e anëtarësisë pas fjalës, por unë e ndjej veten jo vetëm të respektuar, por edhe të mirëpritur jashtëzakonisht shumë dhe të vlerësuar si Kryetare e LSI-së, për shkak të afrimit dhe të kontributit që do të japi i gjithë ky grup të rinjsh dhe të rejash, të cilët kanë ardhur në LSI, e gjejnë veten në LSI, edhe pse herë pas here ne ju kemi mbyllur dyert pa dashje apo dhe me dashje. Por sot, e tha dhe Endriti, LSI-ja nuk ka më dyer. LSI-ja nuk ka më mure. LSI-ja nuk ka më kufi. LSI-ja është pa kufij. LSI-ja është e të rinjve dhe të rejave, është e njerëzve intelektualë, është e korçarëve qytetarë, e kujtdo njeriu që kërkon të ndryshojë realitetin, që kërkon të ndryshojë këtë varfëri psikologjike, sociale, njerëzore, ekonomike dhe duke ndryshuar jo duke i dhënë votën një partie politike, por duke i dhënë votën të rinjve dhe të rejave, duke i dhënë votën përfaqësimit të qyteteve, duke i dhënë votën asaj që ju doni të përfaqësoheni, jo vetëm  në Parlament, por kudo.