Basha vlerësoi Kosovën për zgjedhjet/ Nishani: Si mundet të flasë ky njeri për vlera demokracie?!

190
Sigal

Vlerësimi i lartë që Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i ka bërë Kosovës për zhvillimin e zgjedhjeve si “një leksion demokracie”, është komentuar ashpër nga Bujar Nishani, ish-President dhe ish-Kryetar i Këshillit Kombëtar të PD.

“Lulzim Basha uron Kosovën për “leksion demokracie”! – ironizoi Nishani në shënimin e tij dhe shtoi: “Si nuk i ka mbetur pak dinjitet dhe moral politik këtij njeriu?! Si mundet të flasë për vlera demokracie dikush që nuk ka as minimumin e vlerës së demokracisë, autori i minimit të institucioneve dhe pa pikën e dinjitetit politik?!

Lulzim Basha bën sikur nuk kupton që në Kosovë, partia simotër e PD, LDK vetëm në më pak se një vit pas daljes në opozitë rikthehet fuqishëm si fituese e votave popullore në zgjedhjet e rradhës.  Imagjinoni se çfarë do të kishte bërë Lumir Abdixhiku në Kosovë, sikur të kishte veç humbje pas humbjesh për tetë vite rrjesht!

Për ne në Shqipëri, treguesi që vjen nga Kosova është shembulli skandaloz i Lulzim Bashës në raport me demokracinë, kulturën, qytetarinë. Eshtë çështje pengu! Të ringremë PD, për të mbrojtur kombin!” është thirrja me të cilën e ka mbyllur reagimin e tij, Nishani.

 

Image