ALEATI, SI MBUROJE QE NUK TE MBAN DOT GJATE!

302
Nga Dritan Kaba
Aleati, aleati, ky eshte argumenti i lidershipit zyrtar te PD. Askush nuk thote qe kush eshte aleat i PD. Administratat apo krahet politike, qe nuk mund te ndryshojne ne qasjen e filozofise politike. Nese aleati i thote ikni edhe ju nga karriget politike edhe shkrijeni PD si do i pergjigjej lidershipi zyrtar i PD?
Aleat i te djathtes jane te djathtet, dmth republikanet,nese ndajne te njejtin qendrim politik, por fatkeqesisht deri tani edhe me vepra edhe me qendrime duken qe nuk mbajne qendrimet etyre..
Jane pikerisht kongresmenet republikane qe i kerkuan shpjegime Blinken per çeshtjen Berisha edhe ai nuk tha dot asnje fjale per te argumentuar qendrimin e tij ne mer te DASH.
Aleati mund t’ju thote beni opozite kot sa per te thene se ne duam Rilindjen ne pushtet si do i pergjigjej lidershipi zyrtar i PD?
Nese aleati iu thote: Bini dakoed me ndarjen e Kosoves si do i pergjigjej lidershpi zyrtar i PD?
A jane te bindur qe aleati e ka gabim apo te drejte, ky eshte problemi.
Nese mendojne qe e ka mire le te marrin guximin e te thone, po e ka mire edhe ne e mbeshtesimin “urdherin” e tyre.
Por si ikanake qe kane treguar qe jane nuk e marrin kete guxim ta thone drejt.
Kur aleati i thoshte qe mos i digjni mandatet, pse i dogji lidershipi i PD?
Ne nje mbledhje, ku kam qene i pranishem, i vetmi qe argumentoi qendrimin kunder djegies se mandateve ishte vetem Sali Berisha. Ai e shpjegoi qarte deklaraten e tij te bere pas emerimit me 69 vota te Prokurores se Pegjithshme Arta Marku ne shkelje te plote me Kushtetuten. Ai tha nuk jemi ne te njetin moment dhe ne te njejtat kushte. Mandatet mund tu digjnin se u perdhos Kushtetuta, por jo tani.
Kur aleati i tha merrni pjese ne zgjedhjet lokale pse e refuzuan kerkesen dhe jo te bere me skype apo twitter, por me vizite zyrtare ne zyre dhe kerkesea u be sy me sy, U dha edhe garanci qe zgjedhjet do te kishin nje vezhgim te plote. Per tu theksuar eshte se ande nuk kishte shpetuar virusi nga laboratori i Wuhan-it.
Kur aleati i tha, i tha, i tha, dhe ka mbi 10 kerkesa te bera ne tete vite qe PD e drejton Basha, pse nuk i thane po aleatit, qe nga reforma territoriale, etj etj pse kundershtoi Basha, qe nga çadra e bulevardit, lenia e vendit pa reforme zgjedhore te plote kur ishin votat ne Parlament per te bere nje ligj me dakordesi politike?
Per keto nuk e degjoi aleatin, per Berishen po!
Mund te jape ndonje shpjegim lidershipi zyrtar i PD pse nuk i degjuan kerkesat e aleatit, qe i sherbenin realisht vendit, por e degjuan tani qe i sherben karriges dhe rehatise se tyre?
Keto jane pyetjet qe i duhen drejtuar lidershipit zyrtar te PD. Kur te jape keto shpjegime atehere mund te shpjegoje edhe pse e degjoi vetem kesaj rradhe.
Djegia e mandateve u be me nje deklarate ne nje miting pa asnje arsyetim se qellimi ishte mosperballja ne zgjedhjet lokale.
Mund te them me siguri te plote qe shumica e deputeteve te PD nuk e dinin kete vendim qe u morr ne nje fjalim disa minutesh pa asnje arsyetim, ne kundershtim me keshillat dhe kerkesat e aleatit.
Ndaj argumenti aleati eshte vetem nje koperture e shemtuar e asaj qe realisht eshte gatuar.
P.S. nuk dua te theksoj qe aleatit i thuhet edhe qe e ke gabim dhe e e argumenton dhe del edhe me deklarate te paster politike dhe morale, por nese Binata te ve ne binare atehere nuk e ben dot.
Sigal