A po përpiqet Lulëzim Basha me ndihmën e ambasadores Yuri Kim të bëhet aga i një partie të vogël kualicionesh

287
Nga Ndriçim Kulla
Siç po kuptohet Lulëzim Basha po tenton që të qëndroj me çdo mjet tek ajo parajsa e tij partiake , të cilën ka 8 vjet që po e vjel. Ai ende vazhdon të besoj , me një mentatitet të shtrirë nëpër ferra se rruga e intrigës do ta mbajë në krye të partisë, që nuk e kuptoj se çfarë i duhet më. Hegeli, filozofi i madh i përshkruante këta njerëz si tragjikë. Dm.th përveçse janë të humbur, nuk kanë as mundësinë intelektuale, as mundësinë kulturore, as dhuntinë e punës dhe duhet të marrin diçka që nuk mund ta arrijnë .
Eshtë e pa mundur të mos e ketë kuptuar se tashmë partia e ka lënë, por mendon me vulën e zyrës në dorë të bëj diçka.Po çfarë mund të pyes gjithkush ?Me siguri të bëhet aga i një partie të vogël kualicionesh, nga mbetjet e Partisë Demokrtatike , duke përfituar nga kriza që po kalon, së bashku me sektin e tij të strukturuar ngadal ngadal në heshtje dhe në fshehtësi.Ky do ishte në fakt një dëm i madh për demokratët dhe demokracinë në Shqipëri, i cili duhet shmangur duke punuar shumë ,por gjithsesi është një dëm i përkohshëm , sepse në çdo lloj zgjedhje pasardhëse partia e tij do trasformohej si partitë fantazmë të parlamentit të kaluar.
Lulëzim Basha tashmë siç po duket spo lë gurë pa lëvizur për të penguar procesin e kuvëndit demokratik me ndihmën e përditshme të ambasadores amerikane Yuri Kim ,si shpërblim në kontributin e dhënë për intrigën politike të përfolur ndaj z.Berisha, e cila ka marrë dhenë.Por shprehem besimplot , se koha do ta provoj në të ardhmen këtë ngjarje politike me shumë të pa njohura, të anatemuar qartë dhe me shqetësim ndërkombëtar ,se ku fle e vërteta dhe ku është fshehur intriga.
Më duhet që ti them Lulëzim Bashës përsëri me dashamirësi, se ai megjithse ka punuar edhe kryediplomat në vëndin tim, për fat të keq ushtrimi i këtij profesioni nuk e ka ndihmuar për tu orientuar sadopak në një momente të tillë të pështjelluar të krijuar edhe me ndihmën e tij .
Ambasadorja amerikane e barit znj. Yuri Kim , që po sillet sikur është me të drejta të pa kufizuara në këtë vënd edhe mund ti ketë premtuar si shkëmbim diçka Lulëzim Bashës, për të kapërxyer një moment tepër të sforcuar për veten e saj, por nuk duhet harruar kurrë , se amerikanët në përgjithësi , në filozofinë dhe politikën e tyre udhëhiqen nga sfida.Dhe pavarsisht nga ndonjë konjikturë kalimtare, për paqen,prosperitetin dhe demokracinë, ata bashkëpunojnë gjithmonë me atë që do vërtetohet se konkuron, ka kriter të vërtetën dhe del fitimtar duke u udhëhequr nga këto parime .
Sigal
” width=”18″ height=”18″ />