Njihuni me vajzën që ka flokët më gjatë në botë…

468
Sigal

Nilanshi Patel, nga Gujarat, India, është përfshirë në Librin e Rekordeve Guinness si adoleshentja me flokët më të gjatë. Flokët e saj janë 170 cm të gjata.

Vajza me flokët më të gjatë në botë shpjegon çfarë fshihet pas tendencës së saj për ti rritur vazhdimisht ato. Ajo tregon eksperiencën e hidhur që ka pasur në parukeri kur ishte vetëm 6 vjeçe.

Image

 

‘I preva flokët, dhe më bënë një prerje aq të shëmtuar, sa vendosa të mos i pres më. E mora këtë vendim kur isha vetëm 6 vjeç dhe që atëherë nuk kam prerë më asnjë fije floku’, tha ajo.

Patel, të cilin miqtë e quajtën Rapunzel,thotë se prindërit  e mbështesin në zgjedhjen e saj.

‘Njerëzit mendojnë se unë kam shumë probleme me flokët, por unë nuk kam asnjë, luaj sport dhe bëj gjithçka tjetër, flokët janë fatsjellëse për mua’, tregon ajo.

‘I mbaj gërshet ose kaparrot. Kur shkoj në një festë, ose kur luaj ping-pong, flokët i mbaj përherë në stilin ‘balerinë’, kaparrot, dhe i kam shumë rehat’, shtoi vajza, e cila duket se nuk ka ndërmend të shkurtojë flokët e saj në të ardhmen e afërt.

Image