Mjeku korean: Nëse nuk keni pasur Covid, ndoshta nuk keni miq

214
Sigal

Nëse nuk keni pasur Covid deri më tani, ndoshta nuk keni miq, pohon një nga mjekët kryesorë të Koresë së Jugut, i cili fshiu postimin e tij në Facebook menjëherë pas publikimit.

“Të rriturit që nuk janë infektuar me Covid kanë probleme në marrëdhëniet ndërpersonale”, shkroi Ma Sang-hyuk, nënkryetar i Shoqatës së Vaksinimit të Koresë së Jugut, në Facebook.

Komentet e tij, të cilat u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale, shkaktuan një mal me kritika nga njerëz që nuk janë sëmurë deri më tani, dhe që nuk konsiderohen si antisocialë.

Mjeku më vonë e fshiu postimin, duke pretenduar se kishte përdorur një metaforë dhe se nuk e kuptonin mirë.

“Doja të theksoja se sa e vështirë është për këdo që të shmangë virusin në një situatë me një shkallë të lartë infeksioni aty pranë,” u përpoq të shpjegonte ai më vonë në një intervistë me një gazetë koreane.

Por ai nuk është i pari që përdor “metafora” të ngjashme.

Infektologia meksikane Brenda Krabtre shkroi në një artikull një muaj më parë: “Nëse nuk keni miq që janë të infektuar tani, nuk keni miq.”

Të dyja deklaratat u bënë në kohën kur vendet e tyre u tronditën nga një valë e re e koronavirusit.