Marc Anthony dhe Nadia Ferreira në pritje të fëmijës së tyre të parë, konfirmojnë lajmin në Instagram

287
Sigal

Marc Anthony dhe Nadia Ferreira njoftuan vetëm dy javë pas martesës së tyre se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. “Dhurata më e mirë e Shën Valentinit! Falënderojmë Zotin për një bekim kaq të madh në jetën tonë”, ka treguar çifti në një postim të përbashkët në Instagram.

Në foto, të sapomartuarit vunë duart në barkun e fryrë të Ferreira-s, ndërsa ishin shtrirë në shtrat. Miqtë dhe ndjekësit e famshëm të çiftit nxituan t’i uronin mirë dhe spekuluan se kur do të lindte ajo.

 

Mark Anthony tashmë ka dy fëmijë me Jennifer Lopez, ndërsa ka katër fëmijë të tjerë nga martesat e mëparshme.