KUJDES: Nëse keni këto modele makinash,mund t’ja u vjedhin lehtësisht

483
Sigal

Vjedhjet e makinave ndodhin rëndom kudo nga “profesionistët” e këtyre punëve. Edhe taktikat pqr këtë “procedurë” janë nga më të ndryshmet dhe kreativet.

Por këto kohë është futur në punë edhe teknologjia për të kryer një vjedhje.

BBC raporton se (veçanërisht në Britani) në grupin e makinave lehtësisht të grabitshme numërohen edhe ato të Ford Fiesta- s, Volkswagen Golf- it, Nissan Qashqai- t dhe Ford Focus- it.

Me anë të një pajisjeje që dërgon sinjal te çelësi elektronik i automjetit që i zoti i makinës e mban në shtëpi, hajduti mund të hapë mjetin e parkuar në rrugë.

Ekspertët fajësojnë teknologjinë e hapjes së makinave pa çelës edhe pse në industrinë e automobilave prodhuesit flasin për siguri të lartë kundër vjedhjes së mjeteve që prodhojnë.

Si mund të shmanget e gjitha kjo?

Përdoruesit e makinave mund të bëjnë disa veprime të thjeshta si të mbyllin makinat në garazh apo të përdorin pajisje për bllokimin e timonit.