Instagrami merr vendimin e rëndësishëm/ Heq filtrat dhe zbulon arsyen

201

Rrjeti social Instagram ka marrë vendimin për të hequr të gjitha filtrat që përshkruajnë ose promovojnë kirurgji kozmetike, duke treguar se arsyeja për të cilën ka marrë këtë vendim është që dëmtojnë shëndetin mendor të njerëzve.

Efektet të cilat i bëjnë njerëzit të duken sikur kanë buzët e fryra nga injeksionet apo të tjera si këto do të jenë rreptësisht të ndaluara nga Instagram.

Hulumtimet kanë treguar se filtrate që ndryshojnë fytyrën mund t’i bëjnë njerëzit të ndjehen më keq në lidhje me mënyrën se si duken. Instagram, i cili është në pronësi të Facebook, ka thënë se ndalimi ka të bëjë me promovimin e mirëqenies.

“Ne po rivlerësojmë politikat tona, ne duam që filtrat tanë të jenë një përvojë pozitive për njerëzit,” tha një zëdhënës.

“Ndërsa ne jemi duke rivlerësuar politikat tona, ne do t’i heqim të gjitha efektet nga galeria e [efekteve] të lidhura me kirurgjinë plastike, të ndalojmë miratimin e mëtejshëm të efekteve të reja si kjo dhe të heqim efektet aktuale nëse ato janë raportuar tek ne”, vijoi më tej zëdhënësi.