Ilaria Cretaro rrëfen mbi projektin që bashkon Italinë dhe Shqipërinë

44
Sigal

Intervistoi: Besa Hoxha

Ideja e ketij projekti lindi pas pjesemarrjes sime ne spektaklin Kenga Magjike. Ato dite ne TIrane kam marre gjithçka qe du ate bej, keshtu u dashurova çmendurisht me Shqiperine. Nderkohe qe isha ne kerkim te cfare mund te beja per t’u rikthyer serish ne ate qytet fale zerit tim, ne anen tjeter te Tiranes ishte Besa Hoxha (autorja e tekstit) me endrren per ta derguar emrin e saj jashte Shqiperise persa i perket muzikes. Nuk kam pranuar menjehere, por kembengulja qe Besa shfaqi duke me kerkuar me dha kuraje, ne Shqiperi kisha profesioniste qe me donin fort dhe qe besonin bashke me mua ne nje projekt. Ne nje moment te dyte vjen njohja me producentin muzikor Brigen Bela. Menjehere filluam te kishim ide te qarta mbi zhanerin me te cilin do te punonim dhe çfare une vertet deshiroja.

Ne krahun tim ne Itali ishte gjithmone Angelo Loffredi, producent, Teknik tingulli dhe nje mik shume i mire per mua. Angelo eshte pjese e produksionit tim, e adhuroj te punoj krah per krah me te, eshte nje nder personat me te sinqerte me aftesine per te transformuar endrrat e mia muzikore ne realitet.

Pikerisht ne studion e Angelo Loffredi-t ne Itali e regjistrova kengen, perkrah meje ishte Arjana Arapi (shqiptare) qe mundesoi qe shqiptimi im gjate regjistrimit te ishte i pagabueshem.

Keshtu “Ky Ritem” mori jete. I gezueshem, me ndjeshmeri, plot ritem dhe energji.

Falenderoj te gjithe bashkepunetoret e mi qe jane familja ime e dyte:

Sognincorso Photography-fotograf

Mattia Marrocco-montazhier

Gtech Agency-Social Media Manager

Dhe nje falenderim special shkon per te gjithe ju qe jeni ketu per te lexuar kete artikull dhe qe jeni kureshtare per gjithçka qe jeta ka rezervuar per mua.

Kjo eshte nje enderr qe e kam prekur dhe nuk mund te mos falenderoj Zotin per te gjitha mundesite e bukura qe me ka vene perpara.

Jam meirenjohese ndaj jetes e do te jem gjithmone.

“Ky Ritem” eshte publikuar me daten 17 Nentor ne te gjitha platformat dixhitale ne bote.